Ilir Proda bëhet palë me Bledarin e morgut që kufomat ia hanë krimbat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.06.2025, 18:24

Kanë kaluar thuajse 24 orë nga momenti kur redaksia jonë publikoi ekskluzivisht një skandal të përmasave të mëdha që ka përfshirë “Morgun” e Tiranës, ku trupi i një të riu është dekompozuar i lënë në kushte kafshërore dhe pa përkujdesje.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë dhe tejet delikate, asnjë reagim nuk ka ardhur deri më tani nga institucionet. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali as që e ka marrë mundimin të bëjë një reagim, qoftë dhe përgënjeshtrim të ngjarjes.

Ndërkohë që Policia e Shtetit, e vënë në dijeni nga ana jonë që para publikimit të rastit, duke i vënë në dispozicion dhe pamjet e rënda, bëhet palë me drejtorin të cilit krimbat i kanë pushtuar mjediset e institucionit për të cilin mban përgjegjësi dhe nuk reagon.

Nëse do të jetonim në një vend ku institucionet funksionojë dhe ndërgjegjja morale vret, Bledar Xhemali duhet të kishte dhënë dorëheqjen që mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që prokuroria duhet të kishte nisur një hetim të menjëhershëm për mënyrën makabre se si trajtohen trupat e viktimave në këtë morg, që është kthyer në një vend më të frikshëm se dhe vetë ferri.

Ditën e djeshme publikuam lajmin se si një djalë i ri ende i paidentifikuar, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga godina nr.12 në Qytetin Studenti, është dekompozuar. Në pamjet e rënda që ne kemi siguruar, trupi i viktimës është lënë i mbështjellë me batanie sikur u mor nga vendi ku u gjet, pjesa e gojës është nxirë komplet, kraharori dhe qafa janë kalbur. Mbi trupin e viktimës tashmë krimbat kanë nisur të ushqehen.

Për këtë arsye dje paralajmëruam se nuk do t’i publikojmë pamjet, por do të presim në reagim institucional. Meqenëse askush nuk e ka vrarë mendjen, sot publikojmë të censuruara një pjesë të pamjeve, për të cilat kërkojmë edhe ndjesë nga publiku.

Nëse në këtë vend ka njerëz që e quajnë veten prokurorë, ky është momenti për ta treguar që janë të denjë për profesionin e tyre, dhe ta nisin punën që nga vendi i krimit, Instituti i Mjekësisë Ligjore.

JOQ Albania ka mësuar nga punonjës të morgut se kushtet aty janë më të rënda se kaq. Na raportohet se ambientet e morgut nuk kanë kushte ventilimi adekuate, as ajrosje të mjaftushme natyrale apo artificiale. Ndërkohë që rasti që ne kemi raportuar mund të mos jetë i vetmi, pasi na raportohet se disa viktima të tjerë janë lënë jashtë frigoriferëve, dhe trupat e tyre po ashtu janë krimbur.

Një denoncues shkruan më tej: “Ambientet nuk dezinfektohen rregullisht dhe nuk respektohen protokollet e higjienës. Madje as sanitarja nuk paraqitet më shumë se një orë. Temperaturat nuk janë të kontrolluara në përputhje me standardet për ruajtjen e trupave. Kufomat lihen ne ambientet jashtë frigoriferit ku i kanë mbuluar krimbat, fazë e dekompozimit siç e përmendet dhe doja te theksoja imunizimin e punonjësve.

Punonjësit duhet të jenë të vaksinuar kundër hepatiteve B dhe sëmundjeve të tjera infektive, gjë qe e cila nuk është bërë ndonjëherë ne këto 30 vite.

Ne i bëjmë edhe një herë tjetër thirrje publike autoriteteve, që të nisin hetimet për këtë skandal të përmasave të mëdha, dhe të vendosin drejtësi për gjendjen në të cilën mbahen trupat e pajetë, në një kohë kur për morgun janë shpenzuar me qindra milion lekë nga taksat e qytetarëve.

Artikuj të bashkëngjitur për këtë temë: Bledar Xhemali, drejtori që i trajton kufomat si plehra dhe i përdor për të vjedhur tendera

Lexo edhe: Krimbat pushtojnë morgun e Tiranës! Të arrestohet Bledar Xhemali

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit