Kanë kaluar pesë ditë që nga ngjarja tragjike në Qytetin Studenti, ku nga godina me numër 12 u hodh një i ri i cili fakteqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Studentët ishin të parët që e panë viktimën pranë godinave të tyre, dhe njoftuan menjëherë policinë, e cila deri më sot nuk ka sjellë një njoftim për identifikimin e viktimës që nuk kishte asnjë dokument me vete.
Trupi i pajetë u mor nga ambulanca dhe është dërguar në morgun e Tiranës, atje ku duhet thënë se kushtet janë skandaloze. JOQ mëson ekskluzivisht se trupi i djalit tashmë ka nisur të dekompozohet, pasi askush nuk e ka prekur me dorë.
Viktima ende i paidentifikuar është lënë ashtu sikur u mor nga vendi ku u gjet. Në fotot që redaksia jonë ka siguruar, trupi i viktimës është me shenja myku e qelbëzim në masë të madhe, ndërkohë që krimbat kanë filluar të bëjnë punën e tyre...
Pamjet janë vërtetë shumë të rënda dhe shqetësuese, e për arsye etike, JOQ Albania zgjedh që të mos i bëjë publike momentalisht.
Në dijeni të rastit është vendosur dhe Policia e Shtetit, prej të cilës janë kërkuar që të merren të gjitha masat për të vënë para drejtësisë përgjegjësit, që nuk arrijnë të menaxhojnë situatën dhe i lënë viktimat në kushte kafshërore.
Bledar Xhemali drejtori i Morgut duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë nga ky skandal i zbuluar, dhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet me të.
Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë rast deri kur morgu t’i kthetet normalitetit, dhe ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Jemi në pritje të një reagimi nga Policia e Shtetit.