“Shëndetësia evropiane”, mure me myk dhe tualetet të ndotura në maternitetin e Shkodrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.04.2025, 12:20

Pas raportimeve të mëparshme mbi kushtet alarmante në Spitalin e Durrësit, me pllaka të thyera, dyer të shkulura dhe kabuj elektrikë të zhveshur, si dhe mbi tualetet në gjendje katastrofike dhe muret me myk në Spitalin Rajonal të Beratit, sot sjellim një tjetër dëshmi tronditëse nga sistemi shëndetësor “evropian”, këtë herë nga Materniteti i Shkodrës.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video, ku tregon me zhgënjim kushtet e mjerueshme në këtë institucion shëndetësor. Ai thotë se ishte hera e parë që vizitonte maternitetin bashkë me bashkëshorten dhe teksa priste një ambient të denjë si ai që reklamohet shpesh në televizion, rezultati ka qenë zhgënjyes.

“Pershemdetje, ju lutem a mund ta beni publike kete vidio hera e par qe me bije rasti te shkoj ne maternitetin e shkodres me gruan time dhe kam mbet pa fjal nga kushtet mizerabel pasi un e dija qe kushtet jan shum te mira sepse keshtu reklamoheshin ne tv ju lutem nese esht e mundur publikojeni , faleminderit”, shkruan denoncuesi.

Në pamjet e siguruara nga ana jonë, dallohet qartë se lagështira ka shkatërruar bojën e mureve, duke lënë vend për mykun. Tualetet janë në gjendje të mjerueshme, dera është pa bravë dhe ambienti i brendshëm jashtë çdo standardi higjiene. Në një moment shihet edhe një çezmë e lidhur me një lidhëse së bashku me kaloriferin.

Qytetari, i zhgënjyer nga realiteti që hasi, ka filmuar gjithçka menjëherë me telefonin e tij, për të ndarë me publikun të vërtetën.

Gjendja e spitaleve në rrethe vazhdon të jetë shumë larg asaj që përshkruhet në deklarata zyrtare apo në media të kontrolluara. Papastërtia, amortizimi dhe mungesa e mirëmbajtjes janë probleme të përditshme, ndërsa institucionet përgjegjëse duket se nuk e marrin seriozisht situatën dhe nuk ndërmarrin asnjë masë për përmirësim.

Gjendur në këto kushte, pyetja që ngrihet është përse nuk jep dorëheqjen ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit