Spitali Rajonal i Beratit i ngjan më shumë një ndërtese të braktisur e lënë në harresë sesa një vendi ku qytetarët kërkojnë shërim.
Kushtet janë alarmante dhe i përmbushin të gjitha elementët e një ambienti të frikshëm.
Gjendja e tualeteve është katastrofike. Muret janë të mbuluara nga lagështia dhe myku, ndërkohë që mungesa e higjienës bie menjëherë në sy.
Pavarësisht propagandës zyrtare për përmirësimin e sistemit shëndetësor, realiteti në spitalet e rretheve, si ai i Beratit, mbetet i dhimbshëm dhe thellësisht shqetësues.
Papastërtia është kudo. Korridoret janë të zbrazëta dhe mungesa e stafit mjekësor është një problem tjetër me të cilin përballen pacientët e familjarët.
Kjo situatë kërkon jo vetëm vëmendje urgjente, por edhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.