Minatorët e Bulqizës prej javësh në protestë për pagat dhe kushtet e pasigurta të punës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.03.2025, 13:05

Punonjësit e minierës së Bulqizës dërguan sot pamje të protestës që vazhdon prej 3 javësh ndaj drejtuesve të kompanisë turke që menaxhon minierën, e cila refuzon rritjen e rrogave të ulëta apo përmirësimin e kushteve te rënda të punës.

Ata ankohen për shfrytëzim dhe shkelje të të drejtave nga punëdhënësit që i paguajnë nën standarde, si dhe për mungesën totale të mbështetjes nga shteti apo sindikatat.

Zhvillimi vjen teksa nga miniera e Bulqizës rregullisht janë raportuar incidente të rënda dhe vdekje të punonjësve në galeri, prej kushteve të pasigurta e primitive në të cilat kompania operon.

Minatorët thonë se janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha, duke qenë se kompania nuk investon në infrastrukturën e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në vendin e punës.

Minatorët kërkojnë gjithashtu një angazhim më të fortë nga qeveria për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të siguruar një ambient pune të sigurt për të shmangur më tej viktimat dhe abuzimet që kanë karakterizuar këtë industri ndër vite.

Denoncimi:

Sot ne minjeren e Bulqize serisht protest dhe asnje lloj zgjidhje spo japi ka 3 jav qe jemi protest po na shkelin me kam, na thon qe shkoni ne pun, pa marrveshje per rritjen e pagës, shteti spo merret fare me ket kompani turke”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit