Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga zhdukja e minatorit 60-vjeçar Muharrem Plaku nga minierat e Bulqizës kërkimet vijojnë ende por pa asnjë rezultat. Minatori Plaku ka mbetur i bllokuar që prej ditës së djeshme në një prej minierave ku punonte pasi një masiv shkëmbor është shkëputur dhe ai ka mbetur brenda. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.
Ndërkohë mësohet se galeria ku ka mbetur i bllokuar minatori është e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. dhe Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi.