Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2021, 12:07
Gjatë ditës së djeshme u njoftua për një ngjarje të rë që ndodhi në minierën e Bulqizës. Minatori 49-vjeçar Fiqiri Karaj humbi jetën teksa ishte duke punuar në zonën D të minierës. Ndërkohë bashkëshortja e tij Fatbardha tregon se jetojnë në kushte të vështira ekonomike e janë pa banesë. Fatbardha tregoi se Fiqiriu më parë punonte në minierat e Krastës, por e kishte lënë punën atje pasi nuk ishte paguar dhe nuk merrte pagat. Vetëm para 1 viti kishte nisur punën në minierën ku humbi jetën të Mërkurën. Fatbardha Karaj duhet të jetë tashmë nënë dhe baba për tre vajzat e saj.
Burri kishte një vit e ca që kishte filluar punë këtu, më parë punonte në Krastë, nuk i jepnin lekë atje. Kam tre vajza, një e kam të sëmurë, shkojmë çdo dy muaj në Tiranë. Shtëpi nuk kam, asnjë të ardhur nuk kam, më mori kunata në telefon që ma dha lajmin. Pastaj më thanë që ka vdekur burri. Nuk thoshte që kushtet e punës ishin shumë të vështira, nuk ankohej asnjëherë. U mundua që të futej në minierë shtetërore, por nuk u bë gjë. Rrimë dy familje në një banesë, pa suvatim pa asgjë.
Ndërkohë të afërmit tregojnë se Fiqiriu nuk kishte marrë pagën prej dy muajsh nga kompania për të cilën punonte. Sipas Margjela Meras, e afërme e familjes Karaj, vetëm ditën e djeshme pasi Fiqiriu ka humbur jetën i ka ardhur një sms në celular për të tërhequr pagën.
Më fukara nuk ka se ku të vejë më, e kam si vëllanë tim, ka tre cuca dhe nuk ka marrë asnjë të ardhur. Edhe te ky pronari që punonte tani, lekët nuk ia kishin dhënë , vetëm dje i kanë thënë në telefon që të shkonte ti merrte.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR