Bashkia Kamëz nis punimet për shtrimin e rrugës dhe i lë në gjysmë që prej shtatorit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.03.2025, 11:03

Në një rast flagrant abuzimi me besimin e qytetarëve, bashkia e Kamzës raportohet se ka marrë miratimin e tyre për shtrimin e rrugës dhe pas vetëm disa ditësh ka braktisur ka braktisur punimet duke e lënë rrugën të shkatërruar e të pakalueshme.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen gropat e hapura dhe pirgje inertesh të lëna nga punonjësit e bashkisë së Kamzës, ndërsa banorët e rrugës 'Agim Nivica' që prisnin pëmirësim, prej shtatë muajsh e shikojnë veten shumë më keq.

Të zhgënjyer vendasit kërcënojnë të refuzojnë votat ndaj kryetarit të bashkisë Rakip Suli, i cili duket se po përdor punimet si një mjet shantazhi për të marrë përsëri mandatin.

Për fat të keq praktika të tilla elektorale me punimet publike po denoncohen çdo ditë nga qytetarët shqitparë prandaj zyrtarët duhet të ndërgjegjësohen për të kryer detyrën e tyre me ndershmëri dhe jo me dredhira politike e korrupsion.

Denoncimi:

“Pershendetje JOQ, dua ta postoni ju lutem nese mundeni ....se si pretendon Z. Kryetar Rakip Suli te marri vota me kete poshtersi qe po ben me lagjen tone ne Koder Kamez ,ish reparti ushtarak ...qe ne shtator na sollen vertetim per te firmosur qe rruga te rregullohej ja nisen punimeve per pak dite dhe ka kaq muaj qe se kane prekur me dore me e kane kthyer vendin si xhungel, nderkohe qe gjysmen tjeter te lagjes po e shtrojne per keto pak Metra qe po ju coj me foto dhe video nuk do e shtrojne. Perkundrazi sot kane erdhur ti bejne gardhin qe ja prishen ne shtator nje komshije ...theksoj qe nuk eshte rruge qorre .Kemi shkuar dhe ne bashki si lagje kemi bere ankese por asgje deri me tani .Nuk do ankohesha nese nuk do shtrohej dhe pjesa tjeter e lagjes por jo keshtu gjysma e shtruar dhe gjysma e pa shtruar ...faleminderit, rruga Agim Nivica, afer me Kulla Lita”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit