Rrugët e Durrësit të pakalueshme nga balta dhe gropat, bashkia refuzon kërkesat e banorëve

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.03.2025, 14:51

Rruga 'Valbona' e rruga 'Pireu' në lagjen 14 të Durrësit janë lënë në gjendje të shkatërruar prej vitesh nga zyrtarët e bashkisë, megjithë kërkesat e lutjet e përsëritura nga banorët e dëshpëruar.

Rezidentët iu drejtuan redaksisë së JOQ për të publikuar problemin e tyre, duke detajuar gjendjen e rrugës së pashtruar të mbushur me gropa uji, si dhe duke faktuar përpjekjet formale që kanë bërë, të cilat kanë gjetur vetëm injorim nga zyrtarët bashkiakë.

Banorët e zonës kanë dërguar dhjetra kërkesa dhe ankesat në zyrat e Bashkisë së Durrësit, me shpresën për të pasur një përmirësim por deri më tani ata kanë hasur vetëm në refuzime dhe mungesë veprimi. Kjo ka sjellë një ndjesi të thellë dëshpërimi dhe pakënaqësie mes tyre.

Në një kohë kur qyteti i Durrësit ka rritje të popullsisë dhe zhvillim të shpejtë urbanistik, qytetarët apelojnë për një reagim nga Bashkia e Durrësit, në mënyrë që të ndalojnë rrezikun që krijohet nga infrastruktura e dobët e rrugëve.

Denoncimi:

Keto jane pamjet e rruges qe behet fjale. Kemi 5 vjet qe bejme ankesa dhe kërkesa por akoma se kan rregulluar dhe askush nuk interesohet. ‘do e rregullojme’ thone gjithmonë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit