Kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Emiriana Sako duket se i është bashkuar lojës së kolegëve të tjerë bashkiakë duke mbajtur mbyllur fushat sportive të qytetit, në pritje të inaugurimeve elektorale para zgjedhjeve të majit.
Qytetarët denoncuan sot në redaksi sesi fëmijët detyrohen të luajnë rrotull fushave publike të mbyllura me dryn e me tela, sepse politikanët që mbajnë peng qytetin duan t’i përdorin ata si “mish për votë”.
Praktika e përçmuar e mbajtjes mbyllur të ambjenteve të reja publike në pritje të zgjedhjeve, është denoncuar disa herë në JOQ dhe tashmë politikanët duhet të kuptojnë se dredhirave të tyre u ka dalë era e keqe dhe populli nuk gënjehet dot më.
Elektorati kërkon ndërgjegjësim në sjelljen dhe në kryerjen e detyrës nga drejtuesit, si mënyra e vetme për të krijuar besim dhe bashkëpunim në sistemin ku jetojmë, për të hequr dorë nga kultura e shantazhit, frikës e gënjeshtres që përdoret shpesh prej tyre.
“Pershendetje shikoni cfar ndodh, te gjith lozin jashte kampeve sportive sepse i mbajne mbyllur ne Durres”, shkruan qytetari teksa dërgon pamjet nga parku dhe fushat e reja ende të mbyllura nga bashkia e Durrësit.
Praktika e përçmuar e mbajtjes mbyllur të ambjenteve të reja publike në pritje të zgjedhjeve, është denoncuar disa herë në media