Parku publik i sapo-ndërtuar mbahet mbyllur nga bashkia ‘në pritje të fushatës’ në Durrës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 01.03.2025, 16:19

Një denoncim i trishtë është bërë nga banorë të Durrësit të cilëve bashkia u mohon hapësirat e reja sportive duke i mbajtur të mbyllura pa asnjë arsye të dukshme.

Ndalimi i përdorimit të ambjenteve për qytetarët që paguajnë taksat e ndërtimeve dhe të mirëmbajtjes së qytetit, ngre dyshime të forta se punimet po tentohet të përdoren si 'inaugurime elektorale' për fushatën e majit.

Edhe më herët banorë të qyteteve të ndryshme kanë denoncuar mbyllje të ambjenteve të reja shlodhëse pa arsye, në prag të fushatës elektorale, duke lënë dyshime për praktika abuzive e manipuluese nga drejtorët partiakë.

Në denoncimin e sotëm qytetari tregon zhinxhirët me të cilat mbahen mbyllur fushat publike sportive në një ditë pushimi, teksa fëmijët duhet të qëndrojnë rrugëve ose ‘në kafene’ për të luajtur.

Denoncimi:

“Përshëndetje JOQ Albania! Uroj qe te jeni mirë! Jemi tek Eco Park Albania ne Durrës. Është bërë për mrekulli, por me e bukura është që të gjitha fushat e sportit janë të mbyllura. Si në video. Imagjino sot që është ditë e shtunë, dhe fatmirësisht kemi mundësine që të dalim me fëmijët të luajmë. Edhe një kënd që është ndërtuar për në, me taksa tona, është pothuajse i privatizuar. Janë të hapura vetëm pjesa tjetër e këndit. Roja (që në këtë rast nuk ka faj) thotë që kam urdhër nga drejtori, nuk kam çfarë të bëj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit