Pak ditë më parë JOQ ALBANIA denoncoi parkun e Beratit, i cili edhe pse i përfunduar e me me të gjitha pajisjet, qëndronte i mbyllur me kyç.
Qytetarët, fëmijët dhe të moshuarit detyroheshin të ngjiteshin mbi hekura për të hyrë në park, pasi bashkia e mbante mbyllur.
Por denoncimi në JOQ ka dhënë rezultat si gjithmonë, pasi bashkia ka vendosur ta hapë dhe qytetarët ta frekuentojnë lirisht pa qenë nevoja të varen mbi hekura.
Qytetarët kishin dyshime se bashkia po e mbante mbyllur parkun për qëllime elektorale dhe inagurimi të bëhej gjatë fushatës zgjedhore, duke ditur se kryeministri Edi Rama e ka promovuar disa herë dhe investimi është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ata e cilësuan këtë situatë një abuzim me fondet publike dhe një manipulim për përfitime politike në prag të zgjedhjeve.