SKANDAL/ Drejtori i spitalit në Elbasan shkarkon nga puna infermieren: Pse na denoncon tek JOQ?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.07.2024, 17:57

Dy ditë më parë, JOQ Albania denoncoi kushtet e këqija të spitalit të Elbasanit, me një ashensor që nuk punon dhe me një burrë, i cili për bashkëshorten e tij të sëmurë ngjiste nëpër shkallë karrocën e invaliditetit për të shkuar tek ajo. Videoja u filmua në ambientet e spitalit nga një infermiere, me kërkesë të vetë qytetarit.

Në mes rreshtash, tek raportimi i kësaj ngjarje, ishte edhe frika e heqjes nga puna nga drejtori, prandaj dhe JOQ Albania e publikoi rastin si anonim.

Mirëpo, ditën e sotme, drejtori e ka gjetur infermieren që ka filmuar rastin dhe me një urdhër të prere ka firmosur lirimin e saj nga puna.

NJË NGJARJE SKANDALOZE, që duhet të marrë vëmendjen e duhur.

Sipas dokumentacionit që dhe ne kemi siguruar, lirimi nga puna i infermieres ka ardhur për prishjen e imazhit të institucionit, por që mes rreshtash drejtori ka futur edhe arsye të tjera, duke i ngarkuar infermieres që ka 34 vite punë, shkelje që nuk i ka bërë asnjëherë.

Në një bisedë telefonike me infermeren, ajo nuk i mbante dot lotët për pushimin nga puna, teksa thotë se ka punuar në spital në ditët më të vështira, madje dhe kur ka qenë sëmurë vetë.

E frikshme është se si drejtori Agron Gaxho ka guximin të marrë këtë vendim skandaloz, vetëm se është i paaftë vetë të menaxhojë dhe të përmirësojë shërbimin në spitalin që drejton.

Një familjare sot është papunë edhe pse ka ndihmuar me shpirt qytetarët e sëmurë dhe ngre zërin për problematika që duhen zgjidhur.

Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa një orë e më parë në lidhje me këtë rast. Zonja duhet të kthehet menjëherë në detyrë, pasi e vetmja gjë që ka bërë është denoncimi i kushteve skandaloze të spitalit, gjë që shërben për të mirën e qytetarëve dhe asgjë tjetër.

Ndërsa, Agron Gaxho duhet të marrë ndëshkimin e tij në lidhje me veprimin që ka kryer, pushimin nga puna të një infermiereje, vetëm se ngre zërin ndaj një problematike në spitalin ku punon.

Kjo është për të vënë duart në kokë miq! Asgjë në këtë shtet nuk është e sigurt, madje as kur bën maksimumin për vendin ku punon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit