Shëndetësia falas dhe me investime që kryeministri Edi Rama e ministrja Albana Koçiu, reklamojnë në rrjetet sociale, nuk i ngjason aspak realitetit.
Në spitalin Rajonal të Elbasanit, përveç kushteve që lënë shumë për të dëshiruar, ashensorët për transportimin e pacientëve nga njëri kat në tjetrin nuk janë funksionalë.
Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se ditën e sotme, i vetmi ashensor që ka spitali nuk punonte, dhe bashkëshorti i një pacienteje është detyruar të mbajë në krahë karrocën e saj.
Ajo thotë se pacientja pasi mbarimit të seancës së kimioterapisë duhet të zbresë poshtë, por sërish bashkëshorti do duhet ta mbajë në krahë karrocën pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për transportimin e saj.
JOQ ALBANIA ka denoncuar vazhdimisht këtë problematikë në spitalet shtetërore, pasi pacientët duhet të ngjesin dhe zbresin vetë shkallët edhe pse miliona para shpenzohen për mirëmbajtjen e ashensorëve.
Denoncimi i qytetares:
Ne ndihme te pacientes qe beri kimioterapi ne spitalin elbasan. Ashensori nje eshte dhe nuk punonte. Burri duke i cuar karrocen gruas qe sapo beri kimioterapi. Po kur te zbresë? E filmova per shpejtesi tek celulari im live sepse doja ta kapja momentin... Dua te mbetem anonim prandaj e kam filmuar per veten time. Kam dy cellular dhe e solla me regjistrimin e tjetrit. Me heq drejtori nga puna po e mori vesh. Postojeni pa e permendur emrin tim, ka 30 minuta qe ka ndodhur
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.