Gjysma e vitit akademik iku, studentët e universitetit të Shkodrës ende pa bursa

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 01.03.2025, 10:58

Studentë të zemëruar të Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër iu bashkuan kolegëve të tyre për të denoncuar mohimin e zgjatur të bursave mujore nga autoritetet arsimore shqiptare.

Megjithse ka kaluar tashmë semestri i parë i studimit, mbështetja mujore prej 10 000 lekësh në muaj për studentët në nevojë dhe ato të ekselencës, nuk është shpërndarë nga zyrtarët e ministrisë, të cilët nuk japin informacion për shkaqet.

Në përgjigjet e tyre zyrtarët u thonë studentëve se “duhet të presin”, në një kohë kur shuma minimale e mbështetjes supozohet të ndihmojë kostot e tyre të jetesës dhe të studimit.

Studentët shkruanin sot në redaksi:“Prsh JOQ Jam nje student ne universitetin Luigj Gurakuqi Shkoder. Po hyme ne muajin e 6 te studimeve dhe akoma nuk jane depozituar bursat e studenteve. Thone duhet te prisni”.

Studentë të disiplinave të ndryshme kanë raportuar se bursat nuk janë shpërndarë në shumicën e universiteteve prandaj kërkojnë që zyrtarët të mos vonojnë plotësimin e detyrimeve e të mos vështirësojnë procesin mësimor për qindra të rinj shqiptarë.

Vonesat në shpërndarjen e bursave janë kthyer çuditërisht në një ‘zakon’ të përçmuar nga autoritetet arsimore shqiptare, që në vend të jenë krah ndihme duket se përpiqen të lodhin e të vështirësojnë procesin mësimor të rinjve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit