Fakulteti i drejtësisë në Tiranë denoncoi sot mohimin e bursave mujore që i jepen ligjërisht studentëve në nevojë ose tyre ekselentë, edhe pse ka kaluar tashmë më shumë se gjysma e vitit akademik.
Studentët tregonin detaje të kalvarit të kërkesave të bëra dhe përgjigjet dekurajuese të marra nga drejtuesit.
Këta të fundit duket se zgjodhën të mohojnë bursat e mbështetjes prej 10 000 lekë në muaj vetëm për studentët në nevojë, ndërsa disa studentë ekselentë kishin marrë bursat e tyre.
Edhe më herët studentë të universiteteve ngritën shqetësimin se ende nuk kanë marrë mbështetjen financiare për studentët në nevojë dhe ato ekselentë.
Kjo situatë vështirëson procesin e mësimit dhe të jetesës për studentët, të cilët me të drejtë thonë se megjithëse shuma nuk mbulon shpenzimet e tyre, ajo ndihmon në lehtësimin e kostove të shumta që duhet të përballojnë.
Denoncimi:
“Pershendetje Joq. Doja te ndaja me ju shqetesimin tuaj ne lidhje me bursat e studenteve te Fakultetit te Drejtesis . Ne daten 28 janar ka dal nje njoftim ne faqen zyrtare te fakulteti ne lidhje me studentet qe perfitojne bursa financiare
“Shume prej studenteve nuk e gjeten veten ne ate liste emerore dhe kemi shkuar kemi pyetur ne zyren e finances dhe na kane thene se lista ka dale vetem per studentet ekselent ndersa per kategorite e tjera do te dal nje liste tjetër.
“Kemi qe ne 28 janar qe presim dhe asnje njoftim nderkohe qe ekselenteve u ka kaluar bursa ne llogari ne akoma s na ka dal emri dhe nderkohe po vjen marsi per pak muaj mbyllet viti akademik ne akoma s kemi marr asnje muaj burse.”