Iku gjysma e vitit akademik, studentët në nevojë dhe ekselentë ende nuk kanë marrë bursat

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.02.2025, 13:27

Studentë të universiteteve shqiptare ngritën sot shqetësimin për mangësitë e institucioneve që ende nuk kanë lëshuar mbështetjen financiare për studentët në nevojë dhe ato ekselentë.

Megjithse ka kaluar tashmë semestri i parë i studimit, mbështetja mujore prej 10 000 lekësh në muaj për studentët në nevojë dhe ato të ekselencës nuk është shpërndarë nga zyrtarët e ministrisë, të cilët nuk japin informacion për shkaqet.

Kjo vështirëson procesin e mësimit për studentët, të cilët me të drejtë thonë se megjithëse shuma nuk mbulon shpenzimet e tyre, ajo ndihmon në lehtësimin e kostove të shumta që duhet të përballojnë.

Studentët deklarojnë se bursat nuk janë shpërndarë në asnjë prej universiteteve prandaj kërkojnë që zyrtarët të mos vonojnë më shumë plotësimin e detyrimeve duke vështirësuar procesin mësimor për qindra të rinj shqiptarë.

Vonesat në shpërndarjen e bursave janë kthyer në një ‘zakon’ të përvitshëm nga autoritetet arsimore shqiptare që duket se përpiqen të lodhin sa më shumë dhe të vështirësojnë procesin mësimor të rinjve.

Denoncimi i studentit:

Pershendetje JOQ! Dua te ngre shqetesimin tim dhe te qindra studenteve te tjere. Ka kaluar gjysma e vitit akademik dhe semestri 1, akoma nuk jane shperndare bursat e studenteve ne nevoje dhe ekselent!!! Ajo burse sado shuma prej 10,000 lek ne muaj nuk ploteson nevojat e nje studenti por te pakten lehteson pak shpenzimet mujore. Akoma nuk ka kaluar per studentet!! Kush mban pergjegjesi per kete gje?! Shpresoj ta trajtoni si problematike dhe ti jepni ze. Faleminderit!

“Nuk japin info se kur do kalojnë. Politekniku por ne rrjetin studentor bursat nuk kane kaluar dhe ne universitetet e tjera shteterore te Tiranes, Durresit, Elbasanit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit