Pak ditë më parë, Irini Shehu, Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, ishte në qendër të vëmendjes, jo për punën apo kushtet e spitalit që drejton, por për dhunën që ushtroi ndaj shefit të financës, Shaban Uklala dhe terrorit ndaj punonjësve, skandale të denoncuara publikisht nga JOQ ALBANIA.
Gjatë një mbledhje, Shehu goditi me shishe qelqi Uklalën duke i shkaktuar lëndime në fytyrë dhe ballë. Edhe pse pak ditë më vonë u tha se drejtoresha është shkarkuar nga ky post, e vërteta duket se është ndryshe dhe Shehu iu është rikthyer huqeve të vjetra.
Një qytetar i cili i është drejtuar redaksisë tonë ka treguar se ditën e sotme është përballur me Irini Shehun në spitalin 'Rrahim Xhika'. Ai thotë se Irini vazhdonte të ishte në krye të detyrës si drejtoreshë, madje edhe me huqet e njëjta, duke iu bërtitur punonjësve dhe duke i kërcënuar e shantazhuar.
Qytetari i cili ka ngelur i shokuar nga agresiviteti dhe gjuha e saj thotë se nëse shkarkimi nga detyra ka qenë vetëm "show", kjo përbën një skandal të vërtetë pasi përveç Dibrës, falë denoncimeve në JOQ ALBANIA, të gjithë shqiptarët e njohin fytyrën e vërtetë të saj.
Por Irini duke përfituar nga njohjet që ka në qeveri, dhe veçanërisht me zv.kryeministren Belinda Balluku, duket se ka sajuar shkarkimin e saj sa për të mbyllur gojën e shqiptarëve për disa ditë, dhe i është rikthyer sërish avazit të vjetër, me sharje, ofendime e kërcënime.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, Dëshiroj të ndaj një histori dhe kam besim te ju që mund të bëni diçka për këtë çështje. Sot isha në Dibër dhe pashë diçka shqetësuese. Drejtoresha Irini Shehu kishte ikur nga mendorja me fyerje, sharje dhe kërcënime. Ajo ka shantazhuar të gjithë punonjësit e spitalit dhe të policisë, dhe tani e gjithë Dibrën po flet për këtë femër që u tregua tërësisht e papërgjegjshme. Ju lutem, shpërndajeni këtë! Nuk munda të bëja video, po këtej është skandal. Atë akoma nuk e kanë shkarkuar