Pas denoncimeve në JOQ, shkarkohet Irini, drejtoresha që i çau ballin ekonomistit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.02.2025, 16:05

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, është shkarkuar nga detyra pasi ka goditur me shishe shefin e financës së spitalit, Shaban Uklala, dy ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes drejtoreshës dhe shefit të financës gjatë një mbledhjeje të stafit. Pas fyerjeve personale, konflikti është zhvendosur në zyrën e shefit të financës, ku dyshohet se drejtoresha e ka goditur atë me shishe në fytyrë.

Pas këtij incidenti, drejtoresha është shkarkuar nga detyra dhe në vend të saj është komanduar Astrit Ademi si drejtor i Spitalit Rajonal të Dibrës.

Prej disa ditësh, JOQ ALBANIA ka denoncuar sjelljet skandaloze, denigruese dhe jo normale të drejtoreshës së spitalit, e cila duke përfituar nga posti dhe njohjet me zyrtaren e lartë qeveritare, Belinda Balluku, “shtyp me këmbë” vartësit e saj dhe i lë pa rroga.

Në mesazhet e publikuara së fundmi, JOQ tregoi se si drejtoresha ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj një personi që e provokoi sikur ishte pjesë e stafit të spitalit. Ky i fundit që e kritikoi për dhunën ndaj ekonomistit, të cilit Irini Shehu i çau ballin me kapëse letrash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit