Drejtoresha e Spitalit Dibër dhunon ekonomistin, policia nuk pranon denoncimin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.02.2025, 21:09

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Peshkopi në Spitalin Rajonal Dibër, ku drejtoresha e këtij institucioni, Irini Shehu, ka dhunuar me mjete prerëse ekonomistin e spitalit, Shaban Uklala. Burime nga stafi i spitalit bëjnë me dije se Uklala është nën kujdesin e mjekëve pas sulmit.

Sipas informacioneve të ardhura në redaksinë e JOQ Albania, Policia e Dibrës nuk ka pranuar të regjistrojë denoncimin e ekonomistit, duke e lënë ngjarjen pa asnjë pasojë ligjore për autoren e dhunës. Mësohet se refuzimi i policisë për të ndërhyrë lidhet me lidhjet e drejtoreshës Shehu me zyrtaren e lartë qeveritare, Belinda Balluku.

Një punonjëse e spitalit, e cila ka qenë në detyrë në momentin e ngjarjes, shprehet se kjo nuk është hera e parë që drejtoresha ushtron dhunë ndaj stafit, ndërsa shton se krahas keqmenaxhimit të fondeve dhe tenderëve, tani situata ka kaluar edhe në agresion fizik.

Mesazhi i ardhur në redaksinë e JOQ Albania:
"Përshëndetje JOQ, doja të denoncoja një ngjarje të rëndë. Sot në Spitalin e Peshkopisë, drejtoresha Irini Shehu ka dhunuar me mjete prerëse ekonomistin e spitalit, Shaban Uklala. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por mësoj se Policia e Dibrës nuk ka pranuar t’i marrë denoncimin, pasi drejtoresha ka mbështetje nga Belinda Balluku. Unë jam punonjëse e spitalit dhe isha në detyrë kur ndodhi ngjarja. Megjithëse kemi pritur ndërhyrjen e policisë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim. Z. Uklala u godit në zyrën e tij dhe, pasi u mjekua nga urgjenca, shkoi në polici, por nuk iu pranua denoncimi. Drejtoresha ka dhunuar edhe anëtarë të tjerë të stafit. Ju lutem bëjeni publike!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit