Qeveria Kurti shpenzon 39 mijë euro për një mur me reklama

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.02.2025, 14:47

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi (MINT) dhe Agjencisë për Investime dhe Eksport (KIESA), ka shpenzuar mbi 39 mijë euro për ndërtimin e një reklame orientuese në Parkun e Biznesit në Drenas.

Ky projekt, i cili përfshin një mur me reklama që rendit bizneset sipas periudhës së vendosjes, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e qasjes dhe orientimin e partnerëve të bizneseve.

“MINT/KIESA, ka përfunduar ndërtimin e reklamës promovuese dhe orientuese në Parkun e Biznesit në Drenas, ku bizneset janë renditur sipas periudhës së vendosjes në park – duke filluar nga ato që janë vendosur më herët e deri te ato që janë vendosur më vonë”, thuhet në njoftim.

“Vlera e investimit në këtë projekt është 39,461.90 euro, e financuar nga MINT/KIESA. Projekti është realizuar me qëllim që të lehtësojë qasjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit në këtë park biznesor të rëndësishëm në vend”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit