Mauricio Sheldija, i paprekshmi i AMP-së që dhunon të moshuar, zhvat qytetarë dhe rrezikon policët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2025, 11:14

Një ditë më parë, një punonjës policie denoncoi në redaksinë tonë oficerin e AMP-së, Mauricio Sheldija, i cili dyshohet se ka nxjerrë për mediat sekrete hetimore dhe dëshminë e një kolegu të tij, duke e vënë atë dhe familjen e tij në rrezik të drejtpërdrejtë.

Sipas mesazhit të ardhur nga punonjësi i policisë, AMP, në vend që të mbrojë policët dhe të garantojë një sistem të drejtësisë transparente, është bërë pjesë e një zinxhiri të deformuar që favorizon krimin. Në rastin konkret, dëshmia e një polici është bërë publike nga oficer Mauricio Sheldija pa miratim, në mënyrë të papërgjegjshme dhe duke shkelur rregullat e rrepta të konfidencialitetit. Kjo praktikë jo vetëm që minon luftën kundër krimit, por krijon pasiguri për vetë oficerët që përpiqen të bëjnë detyrën e tyre.

Por kjo shkelje e ligjit dhe shfrytëzim i postit të tij për qëllime personale nuk është hera e parë për oficerin e AMP-së Shkodër, Mauricio Sheldija.

Në prill të vitit të kaluar, JOQ ALBANIA ka denoncuar Sheldijan pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 73-vjeçari. Sipas të moshuarit, Sheldija duke shfrytëzuar punën dhe njohjet në polici, ka ushtruar dhunë ndaj tij për një pronë të cilën ai në fakt e ka fituar me gjyq.

E sikur të mos mjaftonte kjo, kur i moshuari u frikësua nga kjo ngjarje dhe vendosi kamera në shtëpinë e tij që të ruhej nga insepktor Sheldija, ky i fundit angazhoi kolegët e tij për të sekuestruar sa më parë kamerat e sigurisë dhe fshehur ngjarjen.

Ndërkohë që efektivë të Rrugores e kanë akuzuar oficerin se abuzon me detyrën pasi i detyron të marrin rryshfete nga qytetarë të thjeshtë dhe në fund të dorëzojnë tek ai një shumë prej 1000 eurosh, pasi në të kundërt, ai i vendosë nën hetim. Në këto rrethana, efektivët e policisë vihen para një zgjedhje tepër të vështirë, të shkelin ligjin duke rrjepur qytetarët për të pasuruar Mauricio Sheldijan apo të bëjnë detyrën e tyre me ndershmëri.

Për fat të keq, në të dyja rastet, policët e pësojnë dhe kthehen në viktima të sistemit, pasi eprorët i hedhin 'në zjarr' pa u menduar dy herë. Policët ankohen se çdo herë që denoncojnë raste të padrejtësive apo korrupsionit brenda radhëve të policisë, përballen me përjashtime nga puna, kërcënime dhe ndëshkime arbitrare.

Ndërkohë oficerët e AMP-së mbeten të paprekshëm ashtu sikurse Mauricio Sheldija, të cilit sa vijnë dhe i shtohen denoncimet për abuzim me postin që mban, por asnjë gjemb s'i hyn në këmbë.

AMP ka për detyrë të mbikëqyrë dhe të garantojë drejtësi brenda strukturave policore, por prej disa vitesh është kthyer në një institucion të perceptuar si i politizuar dhe i paaftë për të mbrojtur policët që punojnë për bukën e gojës në shi e temperatura ekstreme, por sërish janë të papaguar dhe keqtrajtuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit