Denoncimet e punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lezhë sa vijnë e shtohen.
Këtë të hënë, punonjësit e kanë nisur ditën si mos më keq, pasi denoncimet e publikuara në JOQ duket se kanë ndikuar te drejtori Altin Gjergji.
Ai ka urdhëruar punonjësit, specialistët juristë dhe hartografë, që brenda ditës të kryejnë 30-40 praktika. Por punonjësit thonë se kjo është e pamundur pasi 8 orarëshi i punës të lejon të kryesh vetëm 5 praktika dhe sipas tyre drejtori i nevrikosur e ka dhënë qëllimisht këtë urdhër të parealizueshëm. Madje ata shprehen se për realizimin e normës u është kërkuar që të qëndrojnë në punë edhe deri në orën 12 të natës.
Punonjësit janë tepër të shqetësuar nga kjo situatë, pasi edhe pse detyrohen të dalin në punë në fundjavë, përballen çdo ditë me presione për t'u larguar nga puna nëse nuk kryhen normat e votuesve për zgjedhjet e 11 majit.
Në denoncimet e mëparshme, punonjësit e kanë akuzuar drejtorin edhe për shkelje të detyrës dhe fshehje të dosjeve me bllokimet që KLSH ka bërë për institucionin që drejton. Ata shpresojnë që Prokuroria do nisë hetime për këto denoncime të kryera prej tyre.
Reagimet e punonjësve:
1)Përshendetje JOQ Me lajmin e drejtorit Altin Gjergji na keni pippp nanen te gjitheve sot Kur erdhem ne pune. Na dha nje urdher per te punuar me shume ngarkese edhe gjasme urdheri ska daten sot qe mos binte ne sy por ishte para ca ditesh. Duhet bejm 30 praktika ne dite Kjo eshte e pamundur edhe e parealizueshme por na e beri kastile nga denoncimet qe ishin bere Foto me listen e votuesve. Drejtori duke kref listat
2)Ne kendej nga ASHK-ja na filloj nxirja e jetes. Urdher duhet beni 30-40 praktika ne dite. Ne maksimumi benim 5 se nuk premton me shume koha se nuk behet ne 8 ore pune me shume. Do I beni nqs eshte e nevojshme do rrini deri 12 nates ne pune. Live eshte si dreqi vete Fotot I rregullon