Për zgjedhjet e 11 majit, qeveria i ka kërkuar administratës që të ndezë ‘motorët’ për të siguruar sa më shumë vota.
Por tani që data e zgjedhjeve po afrohet edhe më tepër, drejtuesit zgjedhorë por edhe të administratës nuk kanë fare mëshirë për punonjësit e tyre dhe as që duan t’ia dinë për Kodin e Punës.
Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, drejtori Altin Gjergji detyron punonjësit të dalin të shtunën në punë për të vijuar mbledhjen e emrave për votimet e 11 majit.
Ditën e djeshme në orën 15:05, ai u ka dërguar një mesazh në formë presioni punonjësve ku u kërkon të dalin në punë të shtunën pasi janë shumë keq me numrat.
Punonjësit thonë se drejtori i kërcënon me heqje nga puna nëse nuk paraqiten në takimet elektorale të fundjavës që janë punë pa pagesë.
Por jo vetëm kaq, pasi punonjësit akuzojnë drejtorin edhe për shkelje të detyrës dhe fshehje të dosjeve me bllokimet që KLSH ka bërë për institucionin që drejton.
Ndërkohë vlen të thuhet se teksa ndërtimet pa leje kanë pushtuar zonën turistike të Shëngjinit nga Rana e Hedhur e deri në Kune, përmes një skeme mafioze duke përdorur ligjin e vjetër, shifra të frikshme parash flitet se paguhen, për të blerë insitucionet shtetërore dhe sistemin e drejtëisë siç është edhe Prokuroria e Lezhës.
Kostoja për të siguruar mbrotjen e institucioneve për të ndërtuar në Shëngjin ka arritur deri në 600 mijë euro, ku pjesa më e madhe e këtyre parave nën dorë shkojnë në Bashkinë Lezhë, pasi është insitucioni kryesor për të dhënë miratimin e paprakeshmerisë. Më pas vjen Këshilli i Qarkut i drejtuar nga Agron Ivani, i cili prodhon “lejen” duke përdodur ligjin e vjetër, për të vijuar me IKMT, policinë, prokurorinë dhe Agjensinë e Kadastrës e drejtuar nga Altin Gjergji, ku kjo e fundit finalizon të gjithë paligjshmërinë, duke legalizuar objektet për t’i bërë gati për shitje.
Sipas të dhënave të siguruara Agjensia e Kadastrës përdor regjistrat e vjetër për të legalizuar objektet shumë katëshe në zonën turistike të Shëngjinit.
Denoncimi i punonjëses:
Përshendetje Uroj te jeni mire. Jam punonjese administrate edhe po na nxihet jeta. Dalim te shtunen ne pune edhe nuk na paguhet. Behet fjale per Ashk Lezhe. Mire qe kemi presion edhe nxirje jete nga drejtori (Altin Gjergji) pasi marrim urdher per te firmos ndryshe duhet lejm punen. Na ndihmo me nje denoncim publik Ishalla normalizohet situata.
Vec ky sms tek grupi na erdhi. Nuk dua te humbas punen Por mund tju jap info per disa shkelje qe drejtori Altin Gjergji po ben. Fsheh nga dosjet bllokime qe ka bere KLSH Qe eshte shume e rende eshte shkelje e ligjit me te dy kembet
Ne sot normal dolem. Tashi per mbajt list prezencen
Ja duket nr qe na e ka derguar dje ne 15:05 Dje Ishte e premten ne ishim deri ne 2 ne pune Edhe sms drejtorit erdhi pas pune E ka derguar tek shefat e tjeter
Pastaj e ka bere screenshot edhe e ka nis tek grupi jone
Ky moster po na nxin jeten prz. Une kam frike te bej nje denoncim me te gjitha shkeljet se ne heqin nga puna