Një ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një punonjëseje në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Lezhë.
Ajo tha se drejtori Altin Gjergji detyron punonjësit të dalin të shtunën në punë për të vijuar mbledhjen e emrave për votimet e 11 majit pasi janë shumë keq me numrat. Por jo vetëm kaq, pasi ajo shtoi se drejtori i kërcënon me heqje nga puna nëse nuk paraqiten në takimet elektorale të fundjavës që janë punë pa pagesë.
Duke marrë shkas nga ky denoncim, por edhe terrori që Gjergji ushtron ndaj vartësve të tij, të tjera denoncime kanë mbërritur në redaksinë tonë.
Punonjësit e konsiderojnë drejtorin e tyre përbindësh, monstër dhe hajdut pasi që kur ai është vendosur, pa meritë, në krye të ASHK-së, nuk kanë patur asnjê ditë të qetë pune.
Ata akuzojnë kryebashkiakun Pjerin Ndreu për vendosjen e Altin Gjergjit në krye të ASHK-së pasi nuk ka qenë post i marrë me meritrokaci, por për qëllime personale e me mik të fortë partinë.
Më tej në denoncim, punonjësit thonë se sjelljet e tij abuzive, shkelja e ligjit dhe përfitimet e paligjshme janë dëshmi e arrogancës që po dëmton institucionet dhe qytetarët.
Shumë prej tyre mendojnë edhe lënien e punës për shkak të terrorit e presionit që marrin çdo ditë prej tij, por duke qenë se kanë familje e fëmijë për të rritur shpresojnë që Prokuroria do nisë hetime për këto denoncime.
Denoncimi nr.1
Administrata ketu Ashk lezhe eshte bere si vend torturash. Une kam 18 vite qe punoj ketu, kam ndryshuar shume drejtora por si perbindeshi Altin Gjergji nuk ben me nana. Na mori ne qafe Pjerini qe e vedosi. Une po mendoj ta lej punen se nuk punohet me presion cdo dite. Ose firmos ose ik nga puna. Faleminderit shume nga JOQ. Jeni shpresa jone.
Po ai na ben presion ne zyre. Ne Kur na therret ai ne zyre nuk kemi drejte as me mbajt telefon as xhup apo pallto. Se nuk don prova. I bie te sjellim burrin, vellajn ose babain qe te zgjidhim hallin
Por I bie te bejm vetegjyqesi keshtu
Denoncimi nr.2
O zot sa mire beret me kete denoncimin e ASHK Lezhe. Po na nxihet jeta te gjitheve ne ate pune me ate lloj injoranti dhe hajduti qe kemi drejtues. Altin Gjergji eshte nje mallkim per qarkun lezhe. Mjafton ti japesh leket edhe behesh pronare direkt. Jane prona bllokuar nga gjykata por edhe nga Klsh edhe ai I fsheh keto gjera. Ne si punonjes po na nxihet jeta por une kam femije per te mbajt edhe nuk e lej dot punen. Presion cdo dite, na eshte bere puna ferr. Edhe sot ne pune edhe nuk paguhemi. Faleminderit JOQ se Ishalla me kete denoncimin tuajn Prokurori Lezhe nis ndonje hetim
Denoncimi nr.3
I dashur portal JOQ….
Ju falënderoj nga zemra për guximin dhe profesionalizmin që tregoni duke publikuar lajme të rëndësishme dhe të vërteta, si artikulli për z. Altin Gjergji, këtë drejtor që me plot gojë mund ta quaj një përbindësh administrativ. Sjelljet e tij abuzive, shkelja e ligjit dhe përfitimet e paligjshme janë dëshmi e arrogancës që po dëmton institucionet dhe qytetarët. Zëri juaj është një dritë drejt së vërtetës dhe një shpresë për ata që kërkojnë drejtësi. Unë jam pjese e strukturave të partisë edhe kemi shumë të mira por edhe të meta që duhet ti rregullojmë. Një e metë ishte edhe vendosja drejtor e Z. Gjergji. Ndoshta edhe kontraditat që kishim(brënda partis) për të mos vendosur një vajzë të re avokate si drejtoresh pasi nuk ishte pjesë e strukturave të partisë tonë. Unë për këtë arsye shkëputa mardhenjet me institucionin ASHK. Vazhdoni kështu medja është shpesh herë zëri që na bën të reflektojmë për “gabimet”.