Hajnat vidhen ari dhe argjend në Prizren, hajnat arritën të marrin stoli në vlerë 170 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2025, 09:47

Një vjedhje e rëndë raportohet të jetë kryer mbrëmë në Prizren.

Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal-argjendarish.

Policia e Kosovës u desh të intervenojë pas denoncimit që u bë për këtë vjedhje. Sipas informacioneve të deritanishme raportohet se nga argjendaria “Gold 2000”janë arritur të vidhen katër kilogramë ari dhe argjend.

Vlera e këtyre stolive të vjedhura thuhet se arrin deri në 170 mijë euro.

Rasti në fjalë që thuhet që u raportua nga pronari të hënën rreth orës 09:00 u konfirmua edhe nga policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi deklaroi se bashkë me prokurorinë po e hetojnë rastin, që po trajtohet si “vjedhje e rëndë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit