Redaksia e JOQ Albania ka marrë një denoncim nga një qytetar që ka hasur probleme me rimbursimin nga kompania "Air Albania".
Sipas tij, fluturimi i planifikuar nga Italia drejt Shqipërisë, për të cilin kishte blerë dy bileta përmes platformës Booking më 27 shtator, u anulua nga kompania ajrore.
Më 1 tetor, kompania i dërgoi njoftimin e anulimit së bashku me miratimin për rimbursimin e vlerës prej 173,82 euro për të dyja biletat.
Qytetari ka kontaktuar agjentët e Booking për të ndjekur procesin e rimbursimit, të cilët i kanë konfirmuar se kompania Air Albania ende nuk ka kryer rimbursimin, edhe pse kanë kaluar më shumë se 1 muaj nga konfirmimi i rimbursimit.
Për shkak të urgjencës për të ardhur në Shqipëri, qytetari thotë se është detyruar të blejë dy bileta të tjera me shpenzime shtesë.
Kjo është e disata herë që në redaksinë e JOQ mbërrijnë denoncime për "Air Albania". Kompania në fjalë është denoncuar për një sërë problematikash me të cilët pasagjerët janë përballur, duke nisur nga mungesa e valixheve e vonesat e deri te rasti i fundit që raportoi problematikat me rimbursimet e biletave të anulluara nga vetë Air Albania.
"Kjo eshte rimbursimi i 2 biletave qe deri me sot akoma nuk me kane rimbursuar"
"Kjo eshte biseda me agjentin e booking qe konfirmon qe rimbursimi nuk eshte ber akoma nga kompania ajrore"
"Ketu jane paguar 2 biletat e anulluara"
"Per faj te kompanise kam prer 2 bileta te tjera se e kisha urgjente te vija ne shqiperi"