“Kush përgjigjet për jetën e tij?”/ Gruaja denoncon ‘Air Albania’: Im shoq ka një javë pa valixhen me ilaçe!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.10.2024, 20:49

Një grua ka denoncuar shërbimin e 'Air Albania' në redaksinë e JOQ Albania, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar nga humbja e bagazhit të bashkëshortit të saj, Astrit Xholi.

Ajo rrëfen se ai ka mbërritur në Tiranë më 24 Shtator 2024 dhe deri më sot, pas një jave, nuk ka marrë ende valixhen e tij, në të cilën ka patur ilaçet dhe matësin e diabetit.

Sipas saj, përpjekjet për të kontaktuar me kompaninë kanë qenë të kota. Ajo ka dërguar dy email-e në datat 26 dhe 27 Shtator, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po ashtu, gjatë bisedave telefonike me zyrat e Air Albania, një punonjëse e quajtur Ana i tha se do të marrë një përgjigje sa më shpejt, të cilën ende nuk e ka marrë.

E zhgënjyer dhe indinjuar nga indiferenca e kompanisë, denoncuesja thekson theksuar se respekti për pasagjerët nga kompania është në nivelin më të ulët.

“Kush përgjigjet për jetën e tij?” pyet ajo, duke theksuar rëndësinë e ilaçeve për shëndetin e bashkëshortit të saj.

Ajo e përfundon mesazhin e saj me thirrjen për zgjidhjen e problemit dhe kërkon që Air Albania të mbajë përgjegjësi ndaj pasagjerëve.

Denoncimi i plotë i qytetares:

Pershendetje JOQ, desha te denoncoj te ju sherbimin e Air Albania. Im shoq Ka nje jave ne Tirane pa' valixhe. Ka ardhur te marten dhe deri sot askush nuk pergjigjet. Jam derguar 2 email dhe asnje prrgjigje. Marr ne telefon dhe zonjusha Ana pa' mbiemer me thote qe do me kthejne nje pergjigje sa me pare. Emaili eshte derguar ne dt 26 e 27. Respekti per njerezit eshte zero dhe per me teper ne bagazh in shoq Ka ilacet dhe matesin e dabetit. Kush pergjigjet per jeten e tij? Air Albania me indiferencen? Email derguar dt.26 e perseritur dt 27 te dyja pa pergjigje. Dokumente te leshuara nga aeroporti i Tiranes ne dt.24.09.2024. Email derguar dt.30.09.2024 pas telefonates me zyrat e Air Albania Tirane

Në një kohë kur pasagjerët kanë nevojë për mbështetje dhe informacion, është e rëndësishme që kompanitë ajrore të reagojnë me profesionalizëm dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme për të zgjidhur problemet që lindin. JOQ Albania do të vijojnë të ndihmojë qytetarët që denoncojnë padrejtësi dhe të kërkojë përgjigje nga autoritetet dhe kompanitë e përfshira.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit