Air Albania ‘torturon’ pasagjerët, shtyn 5 orë fluturimin Stamboll- Tiranë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.04.2022, 21:38

Mesa duket pasagjerët shqiptarë i "përndjek" fati i keq nëpër aeroporte, pasi jo pak herë kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me procedurat e fluturimit dhe vonesat e shumta. Pas publikimit të rastit të sotëm në aeroportin e Rinasit, ku avioni i linjës Tiranë-Torino la 230 persona duke pritur, e njëjta situatë paraqitet edhe në Stamboll.

Siç shkruan një qytetar, avioni "Air Albania" i linjës Stamboll-Tiranë duhet të nisej në orën 19, por pamjet tregojnë të kundërtën, pasi në tabelën elektronike thuhet se nisja do të bëhet në orën 23:55, orar i cili edhe ky nuk është e sigurt nëse do të respektohet.

"Po AirAlbania. STAMBOLL-TIRANE e ka nisjen ne oren 19 dhe sdihet a do niset ne oren 24(12 nates). Po dhe sdihet a eshte e sigurte, se thot estimated"- shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit