Detaje nga plagosja në Fushë Krujë, 18-vjeçari shkoi vetë në ambulancë me thikën ende të pahequr

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.10.2024, 13:20

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e ndodhur paraditen e sotme në gjimnazin “Shote Glica”në Fushë Krujë.

Mësohet se 18-vjeçari Klisman D. është qëlluar një herë në qafë. Ai është paraqitur vetë në Ambulancën e Fushë Krujës, me thikën ende në qafë dhe në këtë mënyrë është dërguar pranë Spitalit të Traumës.

Mësohet se 18-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe është në rrezik për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit