Sherr brenda familjes në Maliq, babai plagos me thikë të birin 15-vjeçar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.10.2024, 11:45

Një konflikt për motive të dobëta, ka sjellë përdorimin e armëve të ftohta brenda familjes në fshatin Vreshtas në Maliq, ku ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të paradites së sotme.

Mësohet se shtetasi Shpëtim Çuka ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën. I ati është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Aty, ai ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë debati për të shkuar në shkollë. 15-vjeçari sipas të atit, luante me telefon dhe nuk donte të shkonte në shkollë. “Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thosha ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit