U denoncua nga JOQ për 2 tendera, SPAK fillon hetimet për KQZ

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.08.2024, 20:11

SPAK ka nisur hetime ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me dy tendera të dhënë për pajisjet elektronike të identifikimit dhe numërimit të votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Këto hetime janë ndërmarrë pas një kërkese zyrtare nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, e cila u firmos më 16 gusht 2024.

Në kërkesën e dërguar nga SPAK, thuhet: “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. 'REF-83073-12-23-2020' me objekt 'Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor' dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. 'REF-89113-03-04-2021', me objekt 'Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave.'"

Konkretisht, SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentacionin e plotë lidhur me tenderin e datës 23 dhjetor 2020, i cili kishte për objekt "Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor". Ky tender kishte për qëllim të përmirësonte procesin e identifikimit biometrik të votuesve.

Përveç kësaj, SPAK po heton edhe një tender të dytë të zhvilluar në mars 2021, i cili kishte për objekt "Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave". Ky tender synonte të siguronte pajisje për votimin dhe numërimin elektronik të votave, duke sjellë një risi teknologjike në procesin zgjedhor të Shqipërisë.

Të dy tenderat u fituan nga kompania holandeze "Smartmatic International Holding B.V.". Në janar 2021, kjo kompani siguroi një kontratë prej afro 20 milionë euro me TVSH për të realizuar procesin e identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Për tenderin e dytë, në mars të po atij viti, "Smartmatic" fitoi një kontratë tjetër, këtë herë me vlerë rreth 1.2 milion euro me TVSH, për pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

Kujtojmë se të dy tenderat në fjalë janë denoncuar JOQ Albania që në vitin 2021. Le të shpresojmë se Ilirjan Celibashi dhe të gjithë personat e përfshirë në këto vjedhje të parave të shqiptarëve do të mbajnë përgjegjësi dhe urojmë që ky veprim i SPAK të mos jetë sa për "sy e faqe".

Për të kujtuar edhe një herë vjedhjet e përbindshme që janë bërë në këto dy tendera, ju ftojmë t'i lexoni edhe një herë në vijim për të rifreskuar kujtesën:

TENDERI NR. 1

TENDERI NR. 2

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit