Ilirjan Celibashi “mbytet” në para, 1.2 miliardë për pajisje teknologjike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.03.2021, 18:48

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, është “mbytur” në miliarda. Kjo për shkak të tenderave prej shumë miliardash që ai ka dhënë nëpërmjet institucionit të tij. Në rastin më të fundit bëhet fjalë për një tender me reference REF-89113-03-04-2021 dhe me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”.

Procedura e këtij tenderi shikohet se ka qenë e tipit me negocim, pa njoftim. Në të ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila natyrisht është shpallur edhe fituese. Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH. Shikohet se vlera fituese është mjaft pranë me vlerën e fondit limit. Përkatësisht është sa 90.4% e tij. Bazuar në faktet e mësipërme, duket se Celibashi vazhdon të fusë në xhep pa problem miliardat e taksave të shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit