Firma nga Holanda fiton tenderin “përbindësh” prej 20 milion euro për identifikimin e zgjedhësve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.01.2021, 20:42

Një firmë me bazë në Holandë ka fituar tenderin “përbindësh” prej rreth 20 milion euro me TVSH për identifikimin e zgjedhësve. Bëhet fjalë për kompaninë Smartmatic International Holding B.V. me seli në Holandë. Ky projekt ka për qëllim ngritjen e një Sistemi Elektronik të Identifikimit të Votuesve në Shqipëri i cili do të aplikohet në Zgjedhjet e ardhshme Parlamentare 2021, në të gjithë qendrat e votimit në territorin e vendit.

Siç dihet, Holanda shpesh përdoret si vend për të regjistruar kompani të cilave nuk u gjendet dot pronari real. I tillë është me shumë mundësi edhe rasti në fjalë. Nuk është aspak e qartë se cili prej “kokave” shqiptare mund të fshihet pas kësaj kompanie, por fakt është se vlera fituese është thuajse identike me fondin limit të tenderit. Ky i fundit është në vlerën 2,112,304,484 lekë të reja pa TVSH, ndërsa vlera fituese e kompanisë me bazë në Holandë është 2,016,354,628 lekë të reja pa TVSH.

Nëse bën një llogari të thjeshtë shikon se vlera e fituar është thuajse sa 95.45% e fondit limit. Ky raport që tregon një diferencë tepër qesharake mes këtyre dy vlerave, njihet në literaturën ndërkombëtare të tenderave publikë si një fakt mjaft i dyshimtë që ndodh sa herë që fituesi i një tenderi është i paracaktuar. Tenderi është organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mban numër reference REF-83073-12-23-2020 dhe procedura e tij shikohet se është realizuar me negocim, pa njoftim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit