Më herët gjatë ditës, JOQ ALBANIA denoncoi një rast sherri të ndodhur në Elbasan, por të pa publikuar nga policia.
Kjo e fundit duke marrë shkas nga ky denoncim ka vendosur të reagojë dhe shpallë në kërkim autorin 30-vjeçar. Sipas policisë, ky shtetas me iniciale I.M ka goditur me mjet prerës, një 29-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri tregoi për JOQ ALBANIA se sherri kishte ndodhur për motive të dobëta, por familjarët e autorit thanë se kjo ishte hakmarrje për një sherr të ndodhur në janar.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasin I. M., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, një 29-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.