Të riun në Elbasan e therin me thikë, policia mban të fshehur ngjarjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.03.2024, 08:46

Një sherr me thika ka ndodhur së fundmi në Elbasan, por që nuk është raportuar nga policia.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një shtetas me iniciale I.M ka goditur me thikë një të ri në qendër të qytetit.

I plagosuri dhe miqtë e tij kanë qenë bashkë kur autori është përplasur me ta për motivin banal “pse më sheh”.

Ai ka goditur me thikë të riun dhe është larguar në drejtim të paditur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën, policia ende nuk ka një njoftim për këtë ngjarje që mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Denoncimi i qytetarit:

Behet fjale per nje plagosje me thike ne mes te elbasanit polocia ka mar cdo deklarat te nevojshme por nk po shikojm asnje transparenc nga policia kundrejt mediave dhe mendoj se dicka fshihet pas kesaj. Rreth ores 14:00 kemi qene 3 persona ne makin perball bar Marlon dhe personi ne fjale ( i akuzuari) me inicialet ( I. M.) qe policia akoma se ka gjetur duke ber debat me njerin ndaj nesh per arsye te dobeta me arsyen se pse me shef e ka qelluar njerin prej nesh disa here me thike duke i lene plage te renda. Jemi nisur direkt per ne spital dhe personi shyqyr esht jashte rrezikut per jeten! Por po bej cudi faktin se pse policia nuk raporton ne media ngjarjen?!

Ju lutem postojeni anonim. Ne dore i ka pershkuar thika pertej flm nese e postoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit