Më herët, JOQ ALBANIA raportoi një sherr të ndodhur mes disa të rinjve në Elbasan.
Sipas të plagosurit, i cili aktualisht ndodhet në spital, sherri ka nisur për motive banale, të tipit "pse më sheh".
Por familjarët e autorit, i cili u largua menjëherë nga nga vendi i ngjarjes, tregojnë tjetër version. Ata thonë se i plagosuri dhe tre miqtë e tij kanë qenë me makinë, kur i kanë bllokuar rrugën të riut për ta rrahur, por ai ka nxjerrë thikën dhe ka reaguar për vetëmbrojtje.
Sipas tyre, zanafilla e këtij sherri daton që më 31 janar, pasi një 28-vjeçar me iniciale O.S u konfliktua me tre vëllezërit I. M.,(autori i sherrit të fundit) A. M. dhe B. M., dhe theu xhamat e lokalit ku ndodhej. Pas kësaj ngjarje, policia arrestoi 28-vjeçarin, i cili është kushëriri i të plagosurit, ndërsa 3 vëllezërit i procedoi penalisht.
Familjarët thonë se sherri i fundit ka ndodhur si hakmarrje për atë që ndodhi në janar.
Mesazhi i qytetares:
Pershendetje Per kete rastin qe keni denoncuar nuk eshte aspak e vertete kete qe kane deklaruar Ato kane qene 4 veta ne makine, kane bllokuar rrugen per ta rraf dhe cuni i tezes ka qene vetem dhe ka reaguar per vete mbrojtbe Pasi para 2 muajsh cuni i xhaxhait te ketij i ka shkaktuar deme ne lokal dhe ato e kane denoncuar dhe tani ai eshte ne arrest shtepi O.S eshte publikuar ngjarja...dhe keto e kane bere per hakmarrje