Trafik droge Brazil-Shqipëri-Itali, shqiptarët bashkëpunonin me Ndrangheta-n kalabreze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2022, 17:40

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Brazilit, Shqipërisë dhe grupit Ndrangheta. Ky operacion i cili u shtri në Reggio Calabria, Catania, Messina, Vibo Valentia, Salerno, Milano e Pavia, ka çuar në ekzekutimin e 24 urdhër ndalimeve, 15 nën arrestin me burg e 9 nën arrest shtëpiak.

Grupi kriminal i cili përdorte celularë të koduar ose kabina telefonike publike për të komunikuar, lidhej me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil. Gjatë hetimeve u zbulua se organizata kishte mundur të sillte ngarkesa të mëdha kokaine nga Brazili, të magazinuara në Zvicër, për t'u transportuar më pas në Lombardi dhe për t'ua shitur blerësve, përfshirë një grup shqiptar.

Pikë lidhëse mes Ndranghetas e trafikantëve në Shqipëri, ishte një shtetas shqiptar me banim në Lombardi e i konsideruar nga autoritetet italiane, një kriminel i nivelit të lartë. Ky shtetas shqiptar ishte përfaqësuesi i grupit të trafikantëve me bazë në Shqipëri, i cili kishte ndërtuar me Ndranghetan një marrëveshje për t'u furnizuar me kokainë nga Brazili.

Nga hetimet u zbulua se grupi merrej dhe me prodhimin e sasive të mëdha të kanabisit duke u kujdesur për proceset e përpunimit si tharja, peshimi dhe paketimi. Hetuesit kanë zbuluar se anëtarët e bandës kriminale kryer kultivimin e kanabisit në një zonë rurale të Bashkisë Kandidon, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1227 bimë kanabis si dhe 74 kg kanabis i tharë. Këtu policia ka arrestuar në flagrancë dy persona.

Ekipi kriminal drejtonte gjithashtu një aktivitet të konsoliduar të klasifikimit të drogës nëpërmjet përdorimit të korrierëve të posaçëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • I riu nga Tirana
    Është i riu, i cili bëri gjestin, që jo çdokush do e bënte. Pasi pa një qytetar, që hapi pusetën në mes të rrugës për të rënë makinat, i riu e ndoqi atë, derisa e kapi dhe e paralajmëroi që të shkonte të mbyllte pusetën, pasi do e denonconte në polici. Gjesti i këtij qytetari është për t'u duartrokitur, pasi shumë e shumë të tjerë nuk do e bënin.
    Vajza që gjeti Brajanin
    Kandidatja e dytë është vajza, e cila gjeti Brajanin e vogël, që ishte larguar nga shtëpia. I mituri ishte me autizëm dhe ajo u kujdes për të derisa të mbërrinin familjarët për ta marrë.
    Erion Veliaj
    I treti, është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se Veliaj dikur ka tregtuar fiq në trotuar. Gjithsesi, ai sot gëzon shumë pasuri dhe kjo nuk e ka penguar të jetë i thjeshtë duke shtyrë një person me aftësi ndryshe, në Maratonën e Tiranës. Qytetari i cili dërgoi foton në inbox raporton se përkundrejt dëshirës së Veliajt të jetë anonim, ai dhe 30 kameramanë të tjerë kanë shkrepur fshehurazi veprimin human.
    Aleks Visha
    I katërti, është personazhi i njohur, Aleks Visha, i cili organizoi sfidën në Tik Tok, me disa persona të tjerë për të ndihmuar Klevisin, 20-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Për më pak se 33 orë, ai mblodhi 300 mijë euro, duke bërë kështu të mundur dërgimin e Klevisit në një nga spitalet më të mirë në Europë.
    Mjeku human
    Kandidati i pestë është mjeku nga Kosova, i cili në xhamin e makinës, kishte vendosur numrin e tij, që personat që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u vizituar ta kontaktojnë dhe mund t’ua ofrojë shërbimin pa pagesë. Teksti i tabelës shkruan: “Nëse keni nevojë për mjek dhe nuk keni mundësi të paguani, atëherë më ndaloni”.
    Pasagjeri në urban
    I gjashti, është i riu që reagoi ndaj dhunimit së një gruaje nga një burrë në urbanin e Kombinatit. Sipas raportimeve nga vendngjarja ai mori në mbrojtje gruan, që u shty me forcë nga një qytetar.
    17-vjeçari nga Vlora
    Kandidati i shtatë është 17-vjeçari nga Vlora, që doli në mes të rrugës dhe ndaloi makinat për të shpëtuar zogun që po përpëlitej. Ai e mori zogun dhe e dërgoi në një qendër veterinare.
    Gjimnazisti jo-servil
    Kandidati i tetë, por jo për nga rëndësia, është gjimnazisti, i cili, ndryshe nga të rinjtë e tjerë, i përplasi Ramës disa të vërteta në sy. Ai nuk ndoqi shembullin e bashkëmoshatarëve të tjerë, që në takimet me kryeministrin u servilosen, por tha disa fakte, që u duartrokitën nga të gjithë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit