‘Rënia’ e deklaruar e papunësinë në 2024, erdhi prej reduktimit të popullatës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 12.03.2025, 14:06

Të dhënat e reja mbi tregun e punës në Shqipëri tregojnë se pas integrimit të të dhënave të censit 2023, papunësia ra në tremujorin e fundit të 2024 në 8.8%, nga 10.77%.

Por kjo duket se është vetëm një shifër artificiale që vjen në fakt nga reduktimi i popullatës prej largimeve nga vendi.

INSTAT njoftoi se pas përfundimit të Cens 2023, në Anketën e Forcave të Punës për të dhënat e reja mbi popullsinë, përfshihet pakësimi i popullsisë me rreth 420 mijë banorë mes viteve 2011-2023 çka sjellë ndryshime “artificiale” në shumë tregues ekonomikë, përfshirë papunësinë, të ardhurat për frymë etj.

INSTAT raportoi sot se shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8%, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,1%, ndërkohë për burrat ky tregues është aktualisht 82,2%.

Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 68,3% dhe se numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2023 në tremujorin e katërt 2024, është rritur me 1,8%.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 74,9%, ndërsa për gratë është 61,9%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 2,8 pikë përqindje dhe për gratë me 0,4 pikë përqindje.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim, përbëjnë 69,7% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,7% klasifikohen si të papunë ‘të dekurajuar’, teksa në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 16,1% thonë statistikat zyrtare shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit