Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2025, 13:43

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet e nisura të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Kjo pasi ky projekt është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.

Në një përgjigje nga Instituti i Kosovës për Trashëgimi Kulturore kanë thënë se komuna nuk e ka paraqitur këtë projekt për miratim në institucionin e tyre.

“Komuna nuk e ka paraqitur këtë projekt për miratim në institucionin tonë, edhe pse ai kufizohet me katër monumente. Ligji përcakton qartë se çdo projekt duhet të miratohet paraprakisht ne si institute do e bëjmë të pamundurën që këto punime ti ndalojmë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, gjatë ditës, pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve.

Kujtojmë se kryetari i Komunës, Përparim Rama, gjatë ditës së djeshme ka bërë përurimin e nisjes së punimeve.

Punimet në këtë bulevard zhvillohen midis monumenteve si hoteli “Grand”, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Radio-Kosova dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit