1.5 MLN euro dhe 200 MLN lekë për 17 ditë/ Gledian Llatja na tregon oligarkun me të cilin ndan paratë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.10.2022, 00:02

Duket se kryebashkiakët në Shqipëri, po e bëjnë ‘lekun mullar’ duke përdorur rikonstruksionet e shkollave, për të cilat shpenzojnë para më shumë se të bëjnë një shkollë nga e para. Pas kryebashkiakut të Lezhës dhe atij të Devollit, së fundmi është radha e kryebashkiakut të Elbasanit, i cili për një shtesë kati, i ka dhënë firmës “ERGI shpk” më shumë se 1.5 MLN EURO, plus TVSH.

E kemi fjalën për tenderin që mban këtë numër reference REF-41709-09-14-2022 dhe ka si objekt “Rikonstruksion, shtesë 4-kat dhe palestër, Shkolla Artistike "Onufri (e mesme e bashkuar)”. Në garë kanë marrë pjesë tre kompani dhe Glediani është kujdesur që gara të jetë e drejtë, por shuma e ofruar nga vetë bashkia është marramendëse.

Më shumë se 1.5 milionë euro thuhet se do përdoren për shtimin e katit dhe rikonstruksionin, që nëse shkolla do të nisej nga e para mund të bëhej shumë mirë brenda kësaj vlere.

Por kush është kompania ERGI shpk që ka marrë këtë vlerë marramendëse?

Ergi shpk, me administrator Ergi Balla, djali i Nuri Ballës, i preferuari i Qazim Sejdinit në fitimin e tenderave, është gjithashtu kompania e preferuar e Gledian Llatjas, që në 17 ditë ka marrë dy tendera të majmë, vlera e të cilëve shkon gati 2 miliardë lekë.

Pak ditë më parë, kjo kompani, fitoi gati 200 milionë lekë në një tender pa garë duke ofruar më shumë se 95% e fondit limit. Mësohet se Ergi shpk, garoi me veten në tenderin e 26 shtatorit, që mbante këtë numër reference REF-40414-09-01-2022 dhe kishte si objekt “Përmirësim i infrastrukturës kryesisht në zona informale që janë në proçes legalizimi (Ndërtim i linjës KUZ-së në lagjen 5 Maji, rruga "Arif Dardha" dhe rruga "Xhaferr Belegu")”.

Nuk dihet se çfarë tjetër i duhet SPAK_ut që të nisë një hetim, për këto para të taksapaguesve shqiptarë që po derdhen lumë dhe po pasurojnë vetëm një grup të vogël njerëzish.

Gledian Llatja, po mban flamurin e kuq të tenderave, por deri më tani asnjë prokuror nuk i sheh, të cilët me shumë mundësi janë të zhytur vetë në këto para të shqiptarëve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit