“Godet” Pjerin Ndreu/ Jep më shumë se 250 MLN për rikonstruksionin e çerdhes, njëra kompani ofroi më pak

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.09.2022, 21:50

Tenderat me vlerë marramendëse, kryesisht firmosen në bashkinë e Tiranës, ku llokmat janë më të mëdha dhe tek ministritë, ku, ministrat përkatës, ecin me moton ‘kap ça t’kapësh’. Mirëpo, nëse i hedh një sy tenderave në bashkitë e tjera, sheh që edhe andej bëhet nami, madje edhe me shifra goxha të konsiderueshme.

Sot, po ju sjellim rastin e kryebashkiakut të Lezhës, i cili, i ka bërë qokat tamam, duke përdorur çerdhen e qytetit të Lezhës. Pjerin Ndreu ka dhënë më shumë se 250 milionë lekë me tvsh për rikonstruksionin e një çerdheje, vlerë kjo, shumë e madhe, duke marrë parasysh, se me kaq para mund të ndërtosh një çerdhe nga e para me kushte shumë të mira.

Por, Pjerini, ka zgjdhur që të bëjë ndonjë lekë, meqënëse po vijnë sërish zgjedhjet dhe e do një mandat tjetër. Më konkretisht e kemi fjalën për tenderin që mban këtë numër refernce "REF-31669-06-03-2022" dhe si objekt ka ““Rikonstruksioni i Çerdhes se qytetit Lezhe”.

Tenderi është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “RAFAELO 2002” SH.A & “ULZA” SH.P.K & “ADVANCED” SH.P.K, të cilët kanë futur në xhep sa 99,5 e fondit limit.

Në dokumentat e tenderit shihet se njëra kompani, ka ofruar më pak, por nuk është zgjedhur si fituese e tenderit, diferenca, është gati 20 milionë, që me shumë mundësi, sot janë në xhepin e Pjerinit. Prokurorët e Spaku-t janë pak të ngarkuar duke kontrolluar xhepat e tyre dhe nuk kanë kohë për xhepat e Pjerinit, pasi edhe andej nga godina e tyre luhet lek i madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit