‘Leku-letër’ në Devoll! Eduard Duro jep më shumë se 1 MILIARD LEKË për rikostruksionin e shkollës fillore

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.10.2022, 14:08

Leku letër në Bashkitë e vogla! Po miq, letër dhe pa pyetur fare nëse ka SPAK vërdallë apo jo.

Së fundmi e kemi fjalën për bashkinë e Devollit që drejtohet nga Eduard Duro, i cili erdhi në pushtet duke garuar me veten dhe tashmë shpërdoron paratë e taksapaguesve si mos më keq, duke futur në xhepin e tij miliona lekë.

Eduard Duro, ditën e sotme, ka shpallur fitues të një tenderi kompaninë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k (bashkim kompanish) në lidhje me rikonstruksionin e shkollës fillore “Myrteza Sala” në Bilisht.

Në këtë tender, që mban një vlerë marramendëse, krahasuar me llojin e shërbimit, nuk ka pasur garë, çka na bëjmë të dyshojmë se mes kryetarit të Bashkisë dhe administratorëve të firmës ka një dakordësi, që duhet të hetohet nga SPAKU. Se sa ka futur në xhep Eduard Duro, vetëm një prokuror i pakorruptuar e zbardh, që të themi të vërtetën nuk ka në Shqipëri.

Ajo që vihet re gjithashtu në këtë tender është se kompania fituese ka ofruar sa 99 përqind e fondit limit dhe ka marrë më shumë se 1 miliardë lekë llogaritur bashkë me TVSH.

Të gjitha sa thamë më sipër duhet të hetohen nga SPAK dhe pse jo t’i vihen prangat kryetarit të bashkisë, i cili mendon se shkolla fillore e Bilishtit do më shumë se një miliard lekë për rikonstruksion, kur me një miliard lekë mund të ndërtosh një shkollë të re me kushte shumë të mira.

Prandaj dhe ky tender është shënuar si RED FLAG, që do të thotë se është një fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim apo ekspozim dhe rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore për sjellje të paligjshme.

E teksa, rrugët e fshatrave në Devoll janë skandaloze, Duro, nuk kursehet për të pasuruar xhepin e tij, që në këtë tender, duket qartë që ka marrë një dorë të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit