PREMTIMI U MBAJT, përfundojnë 5 banesat e donatorëve të JOQ Albania

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.05.2022, 13:41

Tre vite më parë, ekzaktësisht më 26 Nëntor 2019, një tërmet shkatërrues prej 6.4 ballësh tronditi Shqipërinë dhe damkoi një gjurmë të përjetshme në memorien dhe shpirtin e shqiptarëve.

Të vjetër e të rinj humbën një pjesë të zemrës së tyre me ndarjen nga jeta të familjarëve e miqve, dhe e groposën atë nën gërmadhat e shtëpive të ndërtuara me djersë e gjak… Por pavarësisht se e ardhmja dukej e zymtë, në sytë e tyre të pashpresë u ndez një dritë mrekullie që nuk ishte parë ndonjëherë më parë në horizontin e kufijve të Shqiptarisë së Madhe.

Kjo mrekulli që lindi nga dëshira për të ndihmuar, e me një solidaret prekës bashkoi në një panoramë të bukur në Thumanë copëzat e thyera të zemrave të shqiptarëve, SOT, në zonën më të shkatërruar të 26 Nëntorit, pasqyrohet shkëlqimi i shpirtit të artë e bujar të shqiptarëve zemërmirë.

Në ato ditë që i përngjanin një makthi nga i cili të gjithë donin të zgjoheshin, stafi i JOQ Albania u gjend në një presion të tejskajshëm i ushtruar nga qeveria Rama, ushtria online e profileve falso e komandantëve të tij në pushtet, me synim ndalimin e misionit të rëndësishëm të medias së qytetarëve të Shqipërisë dhe zhvendosjen e vëmendjes tek bërja propagandë në ekranet e qeverisë me lotët e shqiptarëve.


Fake News/ Si i mashtron Endri Fuga shqiptarët me Photoshop të dështuar


Një sfidë e dyfishtë, jo vetëm me kohën për të denoncuar në kohë reale lakminë e pushtetarëve ndaj ndihmave të tërmetit për të varfërit ndërkohë që gazetarët tanë ishin shpallur në kërkim nga qeveria… por në mënyrë të veçantë, për të vazhduar nën presionin qeveritar, misionin për të ndihmuar shqiptarët që kishin nevojë dhe atyre që donin të ndihmonin sadopak për të arritur atë çfarë sot është e dukshme dhe qëndron krenare në Thumanë.

Pavarësisht terrorit verbal, fizik dhe ligjor të ushtruar ndaj gazetarëve të JOQ Albania, puna e bërë nga JU, POPULLI SHQIPTAR dhe ndihma e pashtershme e zemrave tuaja të bardha e bujare, triumfoi mbi çdo akt zemërkeqësie të pushtetarëve të vendit dhe fatmirësisht u konkretizua në vepra e u vuri një çati mbi kokë banorëve të pastrehë të Thumanës.

176.000 $ ishte vlera e cila mundi të mbledhej për vetëm 48 orë në nismën e GoFundMe nga JOQ Albania, shuma parash nga kursime të vogla e donacione të mëdha, të dhuruara nga mijëra qytetarë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Diasporë, e bërë publike dhe transparente në profilet tona në rrjetet sociale.

Shqiptarë të mirë nga e gjithë bota, emigrantë, të mitur, prindër e të moshuar që kishin parë nga afër e larg pamjet e dhimbshme të banorëve të prekur nga tërmeti, nisën të ofronin ndihmë në vlera monetare me sa kishin kishin mundësi, shuma modeste por të dhuruara me të njëjtën dëshirë si ata që dhuruan mijëra e preferuan të mbeteshin anonim.

Nisma kolosale u tentua të përbaltet nga qeveria Rama, u tentua përdhosja nga pushteti aktual e kontributit të shqiptarëve me anë të mediave të Rilindjes, ushtrisë virtuale të profileve falso, photoshopit të dështuar dhe faqeve të MEME-ve të drejtorave të propagandës së PS, duke synuar përhapjen e informacioneve të rreme për të vënë në dyshim e për të ngritur spekulime mbi nismën e shqiptarëve.

Pavarësisht përpjekjeve dashakeqe të qeverisë tre vite më parë, e pavarësisht se sot ende asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt… e vetmja gjë që nuk do ndryshojë dhe do triumfojë mbi çdo lakmi qeveritare, do të jetë dashuria e shqiptarëve për njëri-tjetrin kur bëhen bashkë, dëshira sublime e NDIHMËS!

Nisma e cila me rezultatet e saj sot, në tokën ku gërmadhat u ngritën në disa shtëpi madhështore me një infrastrukturë të shkëlqyer, ka vulosur një epokë të shenjuar në jetën e çdo shqiptari dhe ka vërtetuar se populli është sovrani i vërtetë e ndihma më e madhe e njëri-tjetrit jemi VETË NE.

E gjithë shuma e mbledhur, 176.000$ të të ardhurave të GoFundMe nga kontributet e shqiptarëve në nismën e JOQ Albania, iu besua Fondacionit FIRDEUS me drejtues mirëbërësin e shqiptarëve Elvis Naçin, i cili bëri të mundur plotësimin e dëshirës së shqiptarëve që kontribuuan, bëri të mundur rindërtimin e banesave të shkatërruara të atyre që nuk kishin një çati mbi krye.


JOQ Albania i beson 172.000 $ e mbledhura nga shqiptarët fondacionit “Firdeus” drejtuar nga Elvis Naçi


Stafi i JOQ ALBANIA, falenderon në emër të të gjithë qytetarve të prekur nga tërmeti, të gjithë shqiptarët kontribues, ata që dhuruan vlerën e bukës së tyre të përditshme apo rrogën e një muaji e që bënë të mundur realizimin e një endrre që quhet shtëpi.

Themelet e THUMANËS jeni JU!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit