Fake News/ Si i mashtron Endri Fuga shqiptarët me Photoshop të dështuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.12.2019, 12:07

Shqipëria e ndodhur një situatë tepër të vështirë nga ana fizike, psikologjike dhe emocionale për shkak të katastrofës që shkaktoi tërmeti i mëngjesit të së martës, ku u shënuan 51 viktima dhe mbetën pa një çati mbi kokë mijëra familje... redaksia e “Rilindjes” me në krye Endri Fugën nuk ndalet të zhvendosë vëmendjen nga sulmet që i bëhen shefit të madh dhe me manovra amatore tenton të fusë në përçarje qytetarët me njëri-tjetrin, strategji kjo e aplikuar që në kohët e hershme, e njohur me togfjalëshin “Sundo e Përça”.

“Populli duhet të fillojë të mendojë si një, të reagojë si një dhe të vendosë veten me gjithë zemër në shërbim të regjimit”,- ishte motoja e Josef Gëbels, këshilltarit propagandistik të Hitlerit, krahu i djathtë i tij sapo erdhi në pushtet.

Kështu, duke ecur me këtë moto, Gëbelsi amator i Ramës vazhdon të implementojë me mjete propagandistike të dobëta “shpërlarjen e trurit” tek masa.

Në mëdyshje të madhe është vënë ditët e fundit vertetësia e llogarisë së hapur nga Rilindja në portalin qeveritar e-albania në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, pasi kontribuuesit dhe shuma që secili ka dhuruar nuk bëhet askund transparente. Gjithsesi, në tentativë e sipër për të sfumuar paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar burimet monetare e ato ndihmëse që t’i verë në shërbim të banorëve me vlerësim të drejtë për të lehtësuar sadopak gjendje e tyre, Gëbelsi gjen kohë edhe për të larguar vëmendjen nga administratorët e policët që filmohen nga populli duke përfituar për vete.

Në këtë mënyrë, në tentativë për të krijuar kaos dhe për të hedhur tym në rrjetet sociale, Gebëlsi paguan në shuma modeste prej 100 € ose thjesht një sufllaqe (meqë shumica prej tyre administrohen nga anëtarë të FRESSH), disa faqe memesh që lënë për të dëshiruar në Photoshop. Një amatorizëm mediokër e i dështuar, le të themi tejet zhgënjyese me këto tentativa të dëshpëruara, thjesht për figurën e tij, atë që Fuga ka ngritur e lartësuar deri më sot...

Kështu fotot, herë në sfond të bardhë e herë në sfond të zi (meqë është më e lehtë të editohet për amatorët ngjyra e zezë që të mos u dallohet joprofesionalizmi), të prodhuara nga Photoshopi Mavi, Fuga dhe ushtria e faqeve të blera kanë tentuar të përçajnë mendjen e qytetarëve.

E në këtë mënyrë, siç e cilësuam edhe më lart, zhgënjyese... Gëbelsi Rilindas me batalionin e sufllaqexhinjve amatorë dhe ndihmesën me komente të profileve fake, ka modifikuar në mënyrë të dështuar shifrat reale të kontributeve monetare në GoFundMe të fushatës tonë të suksesshme që iu besua mirëbërësit të shqiptarëve Elvis Naçit. Fushatës tonë e jo vetëm, Fuga siç duket nuk po e përtyp mirë faktin që një pjesë e mirë e popullit i gjykon gjërat drejt dhe ia mirëbesojnë kontributet monetare atyre që vërtet e duan Shqipërinë dhe ndihmojnë të tjerët.

Por gjithsesi, më shqetësues në gjithë këtë zullum është fakti se si Rama shpenzon taksat e popullit shqiptar për kundër-propagandë po ndaj nesh dhe Fuga i shpërdoron me amatorizma...

Bie pyetja: Po sikur t’ia bësh sufllaqen dopio-pite stafit të dështuar të amatorëve të tu, a do punojnë me profesionalizëm në Photoshop?

Dështuat, gërvishtni sërish sa të jeni në qeveri.

GoFundMe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit