Tak-tak SPAK?! Ish-kryetari i PS në Kukës i fut në xhep 38 MLN Lekë Jovan Bojdanit duke SHKELUR ligjin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.11.2021, 13:15

Nëse drejtori i Spitalit të Kukësit, Azem Elezaj do të thirrej përballë drejtësisë për të dhënë shpjegime për një tender abuziv të dhënë së fundmi Jovan Bojdanit dhe Leonard Terpos të BNT, nuk do të kishte tjetër veçse: Ashtu m’u tek!

Por nëse SPAK me të vërtetë do të funksiononte si institucion dhe do të merrej specifikisht me abuzimet që bëhen me parat publike, kushedi sa herë në ditë do i duhej të falënderonte JOQ që ia thjesht dhe ia bën publike, të lëna në pjatë për të ndërmarrë aksion e për të nisur hetimet. Nëse me të vërtetë do të funksiononte, do të shikonte se në këtë procedurë publike, ai është i vetmi justifikim që mund të japë titullari pasi tenderi është dhënë 100% në shkelje të ligjit themelor të Prokurimeve Publike.

Procedura është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence. Procedura është shpallur në llojin e hapur e thjeshtuar dhe i është dhënë Bojdanit duke garuar me veten, me 99% të Fondit Limit. Nuk janë pak por 38 MLN Lekë pa TVSH për çinstalim dhe transferim skanerash për spitalin e Kukësit.

Një tender i tillë jo vetëm duhet të konkludohet me hetim dhe arrestim për titullarin dhe përfituesin, por duhet të thellohet në hetime në procedurat e tjera që kjo kompani mund të ketë përfituar, në kuadër të favorizimeve të tjera apo pazareve që mbyllen gojë më gojë, për të përfituar para publike.

Pyetje publike SPAK: Provat i keni, shkeljet ju bëmë gati, kur do ndërmerrni aksion?! Apo popullit do i duhet të durojë fotot e tjera të takimeve me Rilindjen për ta humbur totalisht besimin tek struktura e ngritur nga SHBA?!


Godet sërish Jovan Bojdani, Enkel Joti i jep 74 MLN Lekë dhe “i heq qafe” oligarkët me një të rënë lapsi

Njihuni me Jovan Bojdanin, oligarkun që ka ngrënë brutalisht paratë e shqiptarëve dhe ecën i lirë

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit