JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Godet sërish Jovan Bojdani, Enkel Joti i jep 74 MLN Lekë dhe “i heq qafe” oligarkët me një të rënë lapsi
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/10/2021 23:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Oligarku më i madh i Shëndetësisë është padyshim Enkel Joti! E pas e ndjekin “të vegjlit” që komandohen nga ai. Titullari i QSUT, krahu i djathtë i Ramës në pisllëqet që bëhen me paratë publike në Shëndetësi e ka hapur syrin më shumë ditën e sotme me siguri, pas publikimit të Projekt-Buxhetit ku Shëndetësia mori +6.6 MLD Lekë më shumë, duke arritur pikën e parave publike të shpenzuara në një sektor, me vlerë 77 MLD Lekë për 2022-shin. Kjo përkthehet në më shumë para për drejtor Kelin dhe klientët e tij që ua jep miliardat si paracetamola.

Këtë radhë, Joti ka përjashtuar një tufë me oligarkë të mirënjohur për të favorizuar Jovan Bojdanin. Bëhet fjalë për kompani të rëndësishme në lojë si EUROMED e Hervin Forës, MONTAL e Skënder Lufit, FEDOS e Orion Strugës, BIOMETRIC e Artur Kadaresë dhe ALMEDICAL e Llambro Sulotit. Arsyeja pse disa kompani i ka skualifikuar nga tenderi kanë qenë për arsye se nuk kanë patur marrëveshje kuadër me QSUT e disa të tjera, që kishin dhënë Ofertë Ekonomike më të ulët se BNT e Jovan Bojdanit dhe Leonard Terpos, për arsye që nuk dihen por thjesht në njoftim specifikohen me ‘nuk përmbush kërkesat e DST, për sa më sipër është kërkuar nga AK”, pa dhënë specifikime të mëtejshme.

JOVAN BOJDANI

Është goxha privilegj për Bojdanin dhe Terpon që një trik i tillë që përkthehet në skenë nga vetë Joti të aplikohet tek një tender shëndetësie i cili ka në garë një sërë oligarkësh të fuqishëm. Në lidhje me këtë rast dyshja, duket se do t’ia kthejë në një formë a në një tjetër, varet nga nderet që i hyjnë në sy drejtorit të Ramës...


Njihuni me Jovan Bojdanin, oligarkun që ka ngrënë brutalisht paratë e shqiptarëve dhe ecën i lirë

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.