Rilindja shok publikisht me Petrit Vasilin/ Veliaj i reklamon rrjetin e farmacive: Jemi miq e partnerë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.11.2021, 15:28

Nëse ende nuk e kishit kuptuar se si funksionon skema e politikanëve tanë, kur vjen puna për në Kuvend shahen e shpërlahen, ndërsa në biznes janë të gjithë miq e shokë kur bie fjala për para dhe i harrojnë të gjitha. Rasti më i fundit i një miqësie jetëgjatë qeveri-opozitë, u demonstrua sot nga vetë Erion Veliaj, i cili reklamoi rrjetin Orange Farmaci të Petrit Vasilit të LSI. Ky i fundit la administrator djali e dajës, Luçin (Rasim Hamzaraj), ashtu si edhe tek MEGAPHARMA, kompania që është kripur në tenderat e shëndetësisë e përfitonte pa problem që nga koha kur Titi ka qenë ministër, e deri më sot.

Veliaj sot u bë shok publikisht me Titin që ka zhvatur Shëndetësisë, duke i reklamuar rrjetin e farmacive që u gjobitën pasi monopolizuan vaksinën e gripit, por Veliaj e ka cilësuar këtë kompani si një kompani që paguan taksat dhe janë korrektë. “Partner e mik” e ka bërë sot Veliaj kundërshtarin e tij politik që njihet për lidhjet e fuqishme në Shëndetësi.

“Rrjet i kudondodhur ndoshta më i madhi që kemi në kryeqytet, i cili ofron që pjesën e vet të fitimit ta ulë për të ndihmuar studentët është diçka që më mbush me shpresë dhe jemi në një përpjekje të përbashkët. Bashkia nuk i bën dot të gjitha vetë nëse nuk gjen miq apo partnerë në këto ambicie. S’keni asnjë detyrim. Paguani taksat dhe jeni korrekt me të gjitha gjërat e tjera-i thotë Veliaj-përfaqësuesit të kompanisë së Tit Vasilit.

“Mjerë ky popull”/ Vaksinat e gripit “i merr në dorë” vetëm një farmaci në Shqipëri

|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit