Çmenduria e rradhës/ Veliaj zgjedh një dyqan tatuazhesh për mbrojtjen anti-Covid të fëmijëve në çerdhe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.06.2020, 23:59

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, i ka dhënë një dyqani tatuazhesh tenderin pa garë për dezinfektimin e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, të cilat u hapën në 1 Qershor, pas 3 muajsh bllokim për shkak të Covid-19.

Në 21 Maj 2020, Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve në bashkinë e kryeqytetit ka shpallur kompaninë “Captain Din” fitues të një tenderi “urgjent”, me negocim, pa shpallje paraprake, me objekt “Blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale për përballimin e situatës të shkaktuar nga COVID-19”, me fond limit 40 milionë lekë (të vjetra).

Në bazë të të dhënave të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se shoqëria “Captain Din” është krijuar në vitin 2017 dhe ka hapur një dyqan tatuazhesh pranë qendrës së Tiranës.

Por, në 30 Prill 2020, vetëm tre javë para tenderit, kompania modifikon objektin e veprimtarisë, duke shtuar edhe “import, eksport shitje të artikujve mjekësorë…”.

Ky modifikim “kapet” në ajër nga bashkia e Erion Veliajt, e cila e fton të marrë pjesë në tenderin e mbyllur për materiale dezinfektuese për kopshtet e çerdhet.

Në përfundim, “Captain Din” shpallet fituese, fituese, pavarësisht se Bashkia e Tiranës kishte dijeni të plotë se kompania private nuk plotësonte kriteret që kishte vendosur vetë administrata e Veliajt.

Kompani tatuazhesh Leand dhe Artan Lakrori, djemtë e ish-figurës socialiste Maqo Lakrori, janë të njohur në rrethin e rinisë së Tiranës për artin e tyre të tatuazheve.

Ata vendosën të formalizojnë pasionin e tyre në biznes, në vitin 2017, kur regjistruar shoqërinë “Captain Din”.

Objekti zyrtar i veprimtarisë së “Captain Din” ishte “Tregtim me pakicë, import-eksport të artikujve kozmetikë në funksion të artit të tatuazhit. Shitja e aksesoreve të frymëzuar nga bota e tatuazhit.Bar – Restorant.Shitje online”.

Në funksion të biznesit, Lakrorët hapën edhe një dyqan, shumë pranë qendrës së Tiranës.

Në disa postime në rrjetet sociale, që datojnë në vitin 2017, ata reklamojnë produktet e tyre, disa vizatime në trup, me qëllim e qartë tregtar për të siguruar dhe rritur klientelën.

Pra, duket qartë se vëllezërit Lakrori nuk kanë pasur asnjë lidhje me aktivitete të tjera, përfshirë shërbimet e dezinfektimit. Të paktën, deri në 30 Prill 2020.

Një muaj më parë, më saktësisht në 30 Prill 2020, Lakrorët e modifikojnë objektin e veprimtarisë së tyre, duke shtuar, krahas tatuazheve, edhe artikujsh mjekësorë, përfshirë edhe pajisje një.përdorimëshe.

Dhe, ky ndryshim objekti, u dha menjëherë fitoren në një tender të Bashkisë së Tiranës, për blerjen e materialeve mbrojtëse për kopshtet e çerdhet nga virusi Covid-19.

Dyshimet mbi Bashkinë për tender abuziv

Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve, e cila, që në mes të muajit Maj, po përgatitjen për hapjen e institucioneve parashkollore në fillim të Qershorit, zhvilloi një tender “urgjent” për marrjen e masave të nevojshme mbrojtëse për fëmijët e vegjel që do u riktheheshin klasave të tyre.

Tenderi, për shkak të asaj që Bashkia e Tiranës e konsideroi “emergjencë”, u zhvillua me procedurën e “negociimit, pa shpallje paraprake”.

Në bazë të kësaj procedure, autoriteti kontraktor fton të marrin pjesë në tender kompani që operojnë në fushën përkatëse, si edhe kanë aktivitet të njohur e të pranuar.

Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve ka ftuar në tender dy kompani; “Captain Din” dhe “Trimed”.

Në përfundim, kompania “Captain Din” është shpallur fituese, në bazë të një procedure që shkon tërësisht në kundërshtim me kriteret e vendosura nga autoriteti publik.

Bashkia e Tiranës, në dokumentet standarte të tenderit kërkon, ndër të tjera, që kompanie fituese duhet të dorëzojë kopje të çertifikuara të bilanceve për vitet 2016, 2017, 2018.

Po ashtu, operatori ekonomik duhet të dëshmojë se ka nënshkruar kontrata të ngjashme me institucionet publike në 3 vitet e fundit.

Këto dy kritere, më së paku, nuk plotësoheshin nga “Captain Din”. Së pari, kompania e vëllezërve Lakrori nuk mund të dorëzonte bilance të çertifikuara për vitin 2016, për faktin e thjeshtë se ajo është krijuar në vitin 2017.

Po ashtu, duket e vështirë që “Captain Din” të ketë dorëzuar kontrata të ngjashme, pra për materiale mbrojtëse mjekësore, gjatë 3 viteve të fundit.

“Captain Din”, nga viti 2017 e deri në Prill 2020, ka funksionuar vetëm si dyqan tatuazhesh, një shërbim, për të cilin nuk duket se autoritetet zyrtare do të shpenzonin para publike.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit