Në një procedurë prokurimesh publike të hapur nga Qendra Shëndetësore e Specialiteteve nr.1 me objekt: Loti 1. ”Blerje Kite, Reagente dhe materiale konsumi për laboratorin për aparatin Nihon Coden/ ose ekuivalent i tij”, është shpallur fitues me 100% të Fondit Limit Fatmir Struga me kompaninë e tij FEDOS Uppsala. Oligarku i Shëndetësisë, ka në pronësi dy kompani të emërtuara njëlloj. FEDOS, atë të cilën e ka patur në pronësi me të birin Orion Strugën, ku kishte 50% të aksioneve që më pas ia shiti dhe Fedos Uppsalan ku është 100% zotërues vetë i aksioneve me të cilën do e përdorë si backup në raste “nevoje”.
Mbase babë e mirë nuk janë marrë vesh në ndarjen e parave publike, ose kanë si synim t’i shtyjnë ato nëpërmjet kompanisë së re, janë këto dy teoritë që bien mbi ujkun e vjetër të tenderave të Shëndetësisë, Fatmir Strugën. Kompania që ai zotëron, që ka fituar edhe tenderin e dyshimtë për të cilin flitet në këtë artikull, është marrë me para në dorë, pa konkurrentë dhe në “pikën e fundit” të parave publike, plot 25 Milionë Lekë pa TVSH.
Kompania e re e Strugës, ka vetëm 5 tendera të fituar më së shumti nga ky institucion në varësi të ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitali i Lezhës, me një vlerë prej 79 Milionë Lekësh pa TVSH. Ndërsa FEDOS i madh ën pronësi të të birit, është fitues i 177 tenderave me vlerë rreth 6 Miliardë Lekë pa TVSH. Nuk dihet se cilat janë lidhjet e Strugajve me qeverinë që favorizohen në shumë tendera klientelistë, në gjithë këtë hije dyshimi që bie mbi veprimtarinë e tyre në këtë fushë. Gjithsesi në vijim do të hedhim dritë brenda këtij tuneli të errët që ka fshehur brenda Strugajt dhe titullarë të qeverisw.
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.